Flash News

KRYESORE

Problemet e kësteve për ish të përndjekurit politik, ministria e Financave njofton takim me ta

Problemet e kësteve për ish të përndjekurit politik,

Ministria e Financave ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas verifikimit të informacioneve për vonesat në shpërndarjen e kësteve të dëmshpërblimit për ish­të përndjekurit politik,  

Sipas njoftimit, kabineti i ministres se Financave Helga Vukaj do të presë çdo të enjte dhe të premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ish­të përndjekur të cilët janë përballur me pengesa dhe vonesa në marrjen e kësteve të dëmshpërblimit.

Ministria e Financave garanton ish­të përndjekurit se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimeve në të gjitha hallkat e tij. Deklarata e plotë e Ministrisë së Financave Ministria e Financave në vijim të verifikimit të informacioneve mbi vonesat në shpërndarjen e kësteve të dëmshpërblimit për ish­të përndjekurit politike, njofton si më poshtë:

Kabineti i Ministres se Financave znj. Helga Vukaj, do të presë çdo të enjte dhe të premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ish­të përndjekur të cilët janë përballur me pengesa dhe vonesa në marrjen e kësteve të dëmshpërblimit. Jeni të lutur që të na shkruani paraprakisht në numrin 0676054545 për përcaktimin e orës së saktë të çdo takimi. Ministria e Financave garanton ish­të përndjekurit se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimeve në të gjitha hallkat e tij, në mënyrë që të shmangen të gjitha vonesat dhe pengesat artificiale të krijuara në vite.

Të fundit