Flash News

KRYESORE

Problemet e para me motin e keq/ Banori rrezikon jetën në Theth, në Pukë prishet çatia e spitalit, Gjirokastra pezullon mësimin

Problemet e para me motin e keq/ Banori rrezikon jetën në Theth,

Shqipëria do të jetë në gjendje të rënduar atmosferike ditën e sotme dhe të nesërme. Emergjencat civile janë mbledhur në çdo qark për shkak të rrezikut nga moti i keq.

Ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje në të gjithë vendin, kanë nisur edhe problemet e para.

Një banor i Thethit ka shpëtuar për mrekulli nga vërshimet e sotme të shiut falë ndërhyrjes së autoriteteve. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje të gjithë banorëve të zonave të përfshira nga rreshjet të evitojnë lëvizjen në rrugët dhe akset që rrezikohen nga vërshimet, të evitojnë lëvizjen dhe qëndrimin afër vendeve të rrezikshme si puseta, kanale ujëmbledhës pasi vrulli i ujit mund t’i marrë duke u rrezikuar jetën, të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të mos ecin përmes ujërave të rrëmbyeshëm sepse mund të rrëzohen, bllokohen në objekte të ndryshme duke pësuar lëndime trupore.

Segmentet rrugore që përbëjnë rrisk në Qarkun e Shkodrës janë Qafe-Thore, Fushë-Arrës!

Në qytetin e Pukës moti i keq ka dëmtuar në gati 60% çatinë e spitalit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga ngjarja.

Probleme ka patur edhe në jug të vendit, ku rreshjet kanë nisur me intensitet që prej ditës së djeshme duke detyruar qarkun e Gjirokastrës të pezullojë mësimin për ditën e nesërme.

Në Lazarat po punohet për rikthimin e energjisë elektrike, e shkëputuar prej erërave të forta.

Pikat më të rrezikuara nga përmbytjet dhe nga bllokimi i akseve për shkak të rrëshiktjes se dhërave në qarkun e Gjirokastrës mbeten ‘Uji i Ftohtë’ në Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, por edhe në gjithë gjatësinë e derdhjes së lumit Drino e  Vjosë në Teplenë e Memaliaj.

Harta/ Instituti i Gjeoshkencave: I gjithë vendi i rrezikuar nga përmbytjet, vetëm tre qarqe kanë rrezik të moderuar 

Të fundit