Flash News

KRYESORE

Problemet me mbidozën dhe kujtimet e hidhura, Demi Lovato nxjerr në shitje shtëpinë

Problemet me mbidozën dhe kujtimet e hidhura, Demi Lovato nxjerr në

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato, pak javë më parë u bë kryefjala e mediave pas problemeve shëndetësore që pësoi nga marrja e një mbidoze droge.

Pasi gjendja e saj shëndetësore u përmirësua, ajo u drejtua tek qendra e rehabilitimit dhe që prej asaj dite nuk ka dashur të kthehet më në shtëpinë e saj.

Jo vetëm kaq, po këngëtarja ka vendosur ta shesë banesën e saj.

Sipas mediave të huaja Demi nuk dëshiron që të kthehet më aty për shkak të kujtimeve të hidhura, prandaj ka vendosur që ta shesë.

Shtëpia e saj ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë dhe këngëtarja e bleu atë në shtator të vitit 2016 për 8,3 milionë dollarë.

Të fundit