Flash News

KRYESORE

Problemet me shëndetin mendor, familjarët të shqetësuar për Ariana Granden

Problemet me shëndetin mendor, familjarët të shqetësuar

Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande  pak ditë më parë u nda nga i fejuari i saj, Pete Davidson dhe vazhdon ende të jetë e prekur nga vdekja e ish-të dashurit të saj, Mac Miller.

Pas aktit terrorist në Manchester gjatë një koncerti të saj në vitin 2017-të, Ariana vazhdon të luftojë stresin post traumatik.

Sipas  revistës ‘People’, këngëtarja  është shumë e fokusuar në punën e saj, megjithatë miqtë dhe familjarët janë shumë të shqetësuar për të.

Gjithashtu ky burim ka thënë se ndarja nga Pete ka ndikuar shumë tek Ariana dhe pavarësisht se kjo ngjarje është e freskët ata nuk e kanë hequr mundësinë e një bashkimi.

Të fundit