Flash News

KRYESORE

Problemet në derbi, Policia vë në pranga tifozin

Problemet në derbi, Policia vë në pranga tifozin

Policia e Tiranës ka arrestuar një tifoz që hodhi fishekzjarre në fushë gjatë ndeshjes derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Uniformat Blu kanë vënë menjëherë në zbatim ndryshimet e reja të ligjit dhe duket se nuk do të ketë më tolerime për askënd.

Njoftimi - Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në "Air Albania Stadium", mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes", - shkruan Policia", - shkruan Policia.

https://www.facebook.com/1502420603377639/photos/a.1503908149895551/2611226705830351/?type=3&eid=ARAiN4x9gFE8PsQFwJsFIx2WSui9WGEMe-wHcHv0a7_wDs4vnRl2YG-aj7vZtilv6CK7Khg_vU6TKUA3&__xts__%5B0%5D=68.ARAxqFBAea3OXxZ92aBU793OfqszsSUHBRgBtvsulo-PaHpQvCVC0t6vG_LrkuHB4TaWtqFZP-5qCSA2FbS4ubsD_T_gJKChvvTO8MwuK9Fi_-pkmtbdnx2q1A9-PxXtdLkJZB-ObOrO_lxrl1qRX4IfXMlxuuQ3hgDvxu8HbULEklDUiMXBXlmST4oDXCAnaU4wA2ZpyKc35pB_VwYP-rFQCWBjZsTzZo1YT1lqUiEsiP_sIXrYgNRlZmQ-LuXzZTsnQ67kt9XEtIUNVvGe1HhK1mnzY52vx2F1Yms12x0_28j3oTeptoduNnzCkkgT2JNosjBQ8K_SjESo_fdyd68aEp2n&__tn__=EHH-R

Të fundit