Flash News

KRYESORE

Problemet në trajnimin e komisionerëve, KQZ letër institucioneve: Rrezikohet procesi zgjedhor

Problemet në trajnimin e komisionerëve, KQZ letër institucioneve:

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i është drejtuar me një letër Kryeministrisë, ministrive, si dhe kryetarëve dhe prefektëve të qarqeve, ku shpreh shqetësim për problemet me trajnimin e komisionerëve zgjedhorë dhe vonesat në dhënien e lejeve për ta.

Në letër, kreu i KQZ-së thekson se komisionerët nuk po paraqiten në detyrë, ndërkohë që afatet janë të limituara dhe respektimi i tyre kërkon përkushtim.

“KQZ ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së”, citohet letra e kryetarit të KQZ-së.

Gjithashtu në letër thuhet se komisionerët, të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet përkatëse nuk po paraqiten në detyrë. Për këtë shkak, KZAZ-të nuk po respektojnë orarin e punës të përcaktuar në udhëzimin përkatës të KQZ-së.

Institucioni zgjedhor konstaton se nëse kjo situatë problematike e krijuar vijon, atëherë rrezikohet organizimi i procesit zgjedhor.

“Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017”, thuhet në letër.

Të fundit