Flash News

KRYESORE

Problemet te socialistët, Arben Malaj: Nëse nuk rikthehet demokracia, PS do shkojë drejt shuarjes

Problemet te socialistët, Arben Malaj: Nëse nuk rikthehet demokracia,

Arben Malaj, ish-ministër i Financave në Qeverisë socialiste, është një tjetër figurë që flet publikisht për problemet në Partinë Socialiste. Në emisionin ‘5 pyetjet’, në Report Tv, Malaj theksoi se PS ka probleme me demokracinë dhe nëse këto nuk zgjidhen, partia do të shkojë drejt shuarjes.

“PS i ka problemet, është mirë të mos i fsheh. Problemi lidhet me gërryerjen e qeverisjes. Por që ka probleme funksionimi demokratik i PS, kjo duket. Është mirë që drejtuesit e mençur të bëjnë një paketë se si zgjidhet. Nëse nuk rikthehet demokracia, PS do të shkojë drejt shuarjes dhe krijimit të partive të tjera”, deklaroi Malaj.

Sipas ish-deputetit, këto probleme kanë vite në PS, por tani janë edhe më të theksuara.

Arben Malaj flet për Erion Veliajn: Është arrogant në qeverisje dhe bazohet te numri i gjobave

Të fundit