Flash News

KRYESORE

Problemi në rrugë që "ndaloi" Dua Lipën të marrë pjesë në "MTV Video Music Awards"

Dy net më parë në New Jersey u zhvillua ceremoni e rëndësishme e ndarjes së çmimeve "MTV Video Music Awards" dhe u vërejt mungesa e Dua Lipës, e cila ishte nominuar në disa kategori.

Në fillim nuk u kuptua arsyeja e mungesës së saj por sipas “Daily Mail” këngëtares i është prishur makina teksa po udhëtonte në një rrugë në Los Angeles.

Nga fotot e publikuara shihet se Dua është detyruar të ndalojë në një karburant dhe duket mjaft e tensionuar teksa pret që miqtë e saj ta rregullojnë.

Por gjithesi, këngëtarja nuk arriti të ishte pjesë e eventit.

 

Të fundit