Flash News

KRYESORE

Problemi me radarët, reagon ish-kreu i SHIU:  Përgjegjëse Mimi Kodheli, jam gati të përballem me të

Problemi me radarët, reagon ish-kreu i SHIU:  Përgjegjëse

Ish-kreu i Shërbimit Informativ ushtarak, Ylli Zyla, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka folur për skandalin e radarëve.

Ai e cilëson si një megaskandal çështjen e mosfunksionimit ë radarëve që ruajnë dhe vëzhgojnë hapësirën tonë detare.

Sipas Zylës nga 50 goditje në det, janë kapur më pak se gjysmat dhe gjatë kohës kur motovedetat e Guardia di Finananza-s kanë qenë në aksion, radarët kanë qenë të fikur.

“Sistemi i radarëve është problematik. Ky sistem ka ardhur në Shqipëri në vitin 2008, por prej dy vitesh ka shfaqur probleme të mëdha. Dikur radarët mund të kapnin çdo mjet detar në madhësinë deri në 6-7 metra, kurse tani ai shfaq problematika të mëdha dhe nuk ruan më asgjë, pra sistemi i vëzhgimit detar është thuajse zero. Është një radar tjetër italian në gjirin e Vlorës, me dyfishin e fuqisë, por nuk është integruar ende dhe unë pyes pse? Kostoja e mirëmbajtjes së këtyre radarëve është dhjetëfishuar dhe ata janë sërish problematikë. Jam gati të përballem dhe akuzoj drejtpërdrejt ish-ministren e Mbrojtjes, Kodheli, për korrupsionin në këtë institucion dhe sidomos me sistemin e radarëve”,  shpreh ai.

Sipas Zylës, nga puna janë larguar nga ministria ekspertë të sistemit të radarëve dhe janë punësuar persona që nuk kanë lidhje me fushën. Edhe ish-ministri i Brendshëm, Demiraj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Çako, e kanë denoncuar këtë problem, ndërsa shton se është i gatshëm që të përballet me ish-Ministren në të gjitha instancat.

“Situata ka qenë skandaloze. Ka qëlluar një rast kur gomonia është kapur poshtë radarit dhe ky është një paradoks i padëgjuar më parë. Në ministri është krijuar një rreth vicioz që merret me të gjitha tenderat, skandalet dhe korrupsionin, sidomos me atë që ka ndodhur me trafikun e kanabisit drejt Italisë dhe Greqisë për shkak të dështimit të operacioneve policore, duke qenë se radarët kanë qenë jashtë funksionit. Drejtësia të hetojë Kodhelin dhe zyrtarët e tjerë”, – shtoi më tej ish- kreu i Shërbimit Informativ ushtarak.

 

Të fundit