Flash News

KRYESORE

Procedimet për protestat, kreu i FRPD: Gjoba politike për shtypur pakënaqësitë e popullit ndaj qeverisë

Procedimet për protestat, kreu i FRPD: Gjoba politike për shtypur

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar pas procedimit të të rinjve protestues që dolën sot para ministrisë së Arsimit  si dhe të pjesëtarëve nga shoqata e transportit nga ana tjetër të cilët kërkojnë rikthimin në punë.

Në një status në Facebook, Këlliçi shkruan se ndëshkimi i tyre tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje.

Ndër të tjera, Këlliçi thekson se koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish. Sipas tij zgjidhja e vërtetë është shtimi i testimeve e menaxhimi i institucioneve e spitaleve.

Reagimi i plotë

Edi Rama duhet të ndalojë masat represive ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre. Gjobitja ndaj të rinjve protestues sot përpara Ministrisë së Arsimit apo e shoqatës së transportit është antikushtetuese, është politike dhe tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje.

Edi Rama nuk gjobitet për grumbullimet e tij, ndërsa qytetarët përndiqen, trajtohen pa dinjitet dhe gjobiten padrejtësisht.

Gjobat politike janë një masë e rrezikshme që synon të shtypë pakënaqësinë kundër një qeverie që nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve, por pasurimin e kryeministrit dhe të oligarkëve.

Koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish. Edi Rama duhet të bëjë testime, të menaxhojë spitalet dhe institucionet, që i ka shndërruar në vatrat kryesore të përhapjes së virusit dhe të rimbursojë qytetarët dhe bizneset për dëmin e shkaktuar nga mbyllja.

Të fundit