Flash News

KRYESORE

Procedimi i 13 protestuesve, ironizon Shehu: T’ia japim Kukësin Ramës, se është mjeshtër për të futur në burg kuksjanët

Procedimi i 13 protestuesve, ironizon Shehu: T’ia japim Kukësin

Pas procedimit penal ndaj 13 protestuesve në Kukës, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Bashkisë së qytetit verilindor, Bashkim Shehu.

Shehu ironizon kërkesën e kryeministrit që edhe kjo bashki të bëhet socialiste, duke thënë pse të mos ia japim bashkinë e Kukësit Edi Ramës, meqë është mjeshtër për të futur në burg kuksjanët.

Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.

Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra? Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.

Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje”, shkruan kryebashkiaku në rrjetin social Facebook.

Të fundit