Flash News

KRYESORE

Procedimi i gjashtë politikanëve, Alibeaj: Janë kukullat e Edi Ramës; në këtë situatë asgjë nuk është çudi

Procedimi i gjashtë politikanëve, Alibeaj: Janë kukullat e Edi

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, është një nga 6 politikanët e proceduar nga prokuroria.

I ftuar në RTV Ora, Alibeaj u shpreh se në këtë situatë, asgjë nuk është çudi dhe se urdhri është dhënë nga kukullat e Edi Ramës në prokurori.

“Procedimi nuk përbën çudi sidomos në këtë situatë, ku Edi Rama tregon shembuj të marrëzisë që e kanë kapluar. Sot janë rreth 50 qytetarë shqiptarë që janë proceduar dhe që po mbahen në burg”, u shpreh Alibeaj.

Më tej ai shtoi se kush ka dalë në protestë ka kërkuar liri dhe votë të ndershme.

“Nuk është çudi fakti që janë proceduar nga kukullat e Edi Ramës në prokurori.

Nëse mbani mend atë ditë ka qenë menjëherë pas protestës së 16 shkurtit, ku pas dhunës se si, si skifterë, iu lëshuan qytetarëve protestues. Ne shkuam, ishim si deputetë. Në bazë të statusit të deputetit, ka të drejtë të shkojë të kontaktojë me këdo zyrtar. Në atë situatë ne kërkuam që të marrim informacion”, tha më tej ai në RTV Ora.

https://politiko.al/kundershtuan-forcat-e-policise-per-te-mbrojtur-protestuesit-ne-hetim-6-ish-deputetet-demokrate/

 

Të fundit