Flash News

KRYESORE

Procedimi ndaj protestuesve/ Basha: Të drejtën për të protestuar ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta

Procedimi ndaj protestuesve/ Basha: Të drejtën për të

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur me anë të një postimi në Twitter indinjimin për fillimin e procedimit penal ndaj 25 protestuesve për kauzën për arsim më cilësor dhe me tarifa më të ulëta. Basha thotë se të drejtën për të protestuar ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta .

Nga ana tjetër, kreu i opozitës thotë se as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk janë duke u hetuar penalisht edhe pse u kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro.

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.

Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve”, shkruan Bashan ë një postim në Twitter.

Të fundit