Flash News

KRYESORE

Proces-verbali i mbledhjes së kryesisë fut në sherr grupin “anti-Basha” me zëdhënësen e PD-së

Proces-verbali i mbledhjes së kryesisë fut në sherr grupin

Reagime të fuqishme ka pasur deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaratë që ajo e bëri në Facebook, mbi votimet pro, kundër dhe abstenim, duke i cilësuar ato si FAKE NEWS. Komentet në faqen e saj kanë qenë nga më të ndryshmet, pro dhe kundër, duke i kërkuar asaj më shumë transparencë, të paktën të bëhej publik procesverbali për këtë gjë. Të gjitha komentet mblidhen rreth procesverbalit të mbledhjes dhe ligjimitetit të anëtarëve të kësaj kryesie të cilët tani kërkojnë transparencë, kur mbi ta nuk ka asnjë lloj transparence.

Sipas zëdhënëses Zhupa, rezultati i votimit ishte: 24 kundër propozimit, 11 pro propozimit dhe 10 abstenime.

Këshilltari në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, kërkon  procesverbalin e mbledhjes: “Se mbledhja ka procesverbal qe tregon cdo gje, perfshi dhe votimin e gjithesecilit apo jo?”, duke insistuar në publikimin e tij.

Ina K. Zhupa i përgjigjet me ironi Fabian Topollajt: “Me gjithe respektin, po dokumentat e partise nuk jane për facebook. Përgjithësisht nuk kthej pergjigje se i le njerezit e lire te mendojnë c’te duan, sidomos ata qe nuk jane ne kryesi dhe flasin me kompetenca  😉”

Ka reaguar edhe Kreshnik Çollaku, ish-zv/ministër i jashtëm”: Ina, me keqardhje, je e pasakte ne kete pike...edhe pse mendoj qe eshte debat qe nuk vlen me pervecse per te hedhur benzine mbi zjarr!”

Në polemikë është përfshirë edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati: “Ina...nuk eshte ceshtje fb.... po ta thone njerez me eksperience ne institucione....se si mbahet nje mbledhje...”

Ndërsa këshilltarja e Bashës, Oriela Nebijaj, i del në krah Zhupës dhe u kujton kritikëve se “Z. Malko u fut në Kryesi jo me vote nga Keshilli apo me emërim dhe tani këta tipa bertasin per statutin po nderkohe nuk kane as te drejte vote ne Kryesi!”.

Reagimet kundër Zhupës vijnë edhe nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PD, madje janë rreshtuar në krahun e kundërt politik, por që, si gjithmonë, i fusin hundët edhe në punët e  partisë tjetër.

 

Të fundit