Flash News

KRYESORE

Procesi i votimit të 30 qershorit, PD: Inkurajojmë Prokurorinë të jetë e paanshme

Procesi i votimit të 30 qershorit, PD: Inkurajojmë Prokurorinë

Pas ankimit të paraqitur nga Partia Demokratike në Lezhë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur shfuqizimin e vendimit të prokurorisë dhe detyrimin e kësaj të fundit të regjistroje proçedimin penal dhe të hetojë proçesin e votimit të 30 qershorit.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, PD shkruan se inkurajon Prokurorinë që të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj.

Gjithashtu në postim theksohet se "cilido cënon proçeset zgjedhore, cilido cënon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lirë dhe në rregulla demokratike përfaqësuesit e tyre, duhet të mbajë përgjegjësi siç parashikon ligji".

Postimi i plotë:

Ne inkurajojmë Prokurorinë që të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj, por të kryejë një proçes hetimor të drejtë, të plotë e të gjithanshëm.

Cilido cënon proçeset zgjedhore, cilido cënon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lire dhe në rregulla demokratike përfaqësuesit e tyre, duhet të mbajë përgjegjësi siç parashikon ligji.

Është koha për të rikthyer besimin e shqiptareve tek proceset zgjedhore, si një moment kyç ku ata mund tu japin fund qeverisjeve të këqija apo në rastin më të mirë të zgjedhim një model qeverisje më të mirë sesa e mëparshmja. Dhe kjo bëhet e mundur vetëm atëherë kur veprimet e paligjshme do të ndëshkohen dhe kur krimi të mos influencojë politikën dhe proçeset zgjedhore.

Kujtojmë qe kjo është një mundësi e dytë që i jepet prokurorisë për të kryer detyrën e saj, dhe se mbi vijimesinë e këtij procesi në do të vemë në dijeni Këshillin e Lartë të prokurorisë si dhe përfaqesitë diplomatike të BE dhe SHBA në Shqipëri. Dega PD Lezhë.

Të fundit