Flash News

KRYESORE

'Procesi më kërkues, ata nuk janë gati', ish-deputeti sulmon Ramën: Kryeministri antieuropeist “hedh në erë” integrimin

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook sulmon kryeministrin Rama pas reagimit të tij sot në kuvend lidhur me integrimin e Shqipërisë.

Shehu i quan ironi provokative të qëllimshme, përdorur ndaj vendeve të BE, deklaratat e Ramës.

“Argumentat” e tij, “gjethja e fikut” qe perdor, mungesa qofte dhe e nje reflektimi minimal per problemet e medha te vendit, qe cuan se fundmi ne 9 kushtet ndaj nesh, tregojne se ai me koshience po demton kete proces jetik.

Akuzat e ironite provokative te perdorura perseri sot ndaj vendeve te BE, jane te qellimeshme e flasin per nje vizion te tij antieuropeist, per nje strategji cinike te mbajtjes se Shqiperse larg familjes europiane.

E analizuar kjo ne nje kontekst me te gjere te preferencave, lidhjeve strategjike, apo te kushtezimeve te tij nga vende Lindore, plotesojne dhe qartesojne prioritetet politike te kesaj Qeverie.

Pa dyshim keto jane ne themel te deformimit te demokracise sone, te pushtetit autokratik qe ai po konsolidon ne Shqiperi per te sunduar ketu si nje autoktrat Lindor.

Ky eshte objektivi i tij paresor, diametralisht i kundert me vlerat e demokracise Perendimore e Europiane ne te cilat ne besojme, qe u cfaq dhe sot si nje ogur i keq per Shqiperine.

Ky ogur rrezikon te behet realitet per aq kohe sa shqiptaret do ta lejojne te avancoje pa reaguar masivisht e me energji per ta ndalur ate”-shkruan Shehu.

“Kush është pikëpyetja. Sa dhe si Franca do të adresojë këtë kërkesë Shqipërisë. Vendi ynë në raport me momentin kur mori statusin e kandidatin është ku e ku. Në raport me çfarë? Ata nuk janë gati, se janë në pozicionin e forcës. Maqedonia e Veriut me plot të drejtë shikohet me një sy më pak kritik, nga një marrëveshje të madhe dhe zgjidhjes së një konflikti. Do shikoni se si, edhe për Serbinë, Mali i Zi do nisë një proces kërkesash që Shqipëria sot e ka nisur, pastrimi i reformës në drejtësi, nuk e ka bërë asnjë prej tyre”-deklaroi kryeministri sot nga foltorja e kuvendit.

Të fundit