Flash News

KRYESORE

Procesi në Gjykatën e Tiranës, përzgjidhen 6 gjyqtarët që do kalojnë në vetting, njërit prej tyre nuk iu dha vizë për në SHBA

Procesi në Gjykatën e Tiranës, përzgjidhen 6 gjyqtarët

Është hedhur shorti në Gjykatën e Tiranës për gjyqtarët që do të kalojnë në procesin e vetting-ut. Sot janë përzgjedhur gjashtë gjyqtarë, dosja e të cilëve do të kalojë për verifikim.

Brunilda Kadi, Brunilda Kasmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli, Bledar Abdullai dhe Alma Brati.

Sa i përket gjyqtarit Lazaj, ai ka qenë anëtar i KQZ-së dhe më herët është raportuar në media se Ambasada Amerikane i ka refuzuar kërkesën për vizë.

25 dosje janë përzgjedhur deri më tani nga komisionerët e pavarur të kualifikimit.

Të fundit