Flash News

KRYESORE

Prodhonin bileta urbani false, dalin emrat e të arrestuarve, mes tyre edhe pronarë të kompanive të transportit

Prodhonin bileta urbani false, dalin emrat e të arrestuarve, mes tyre edhe

Policia ka vënë në pranga 8 persona që prodhonin dhe falsifikonin bileta autobusi. Mes të arresutuarve janë edhe disa administratorë të shoqërive të transortit në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimet u kryen si rezultat i një operacioni të nisur disa kohë më parë dhe të koduar “Bileta e falsifikuar”. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 150 mijë bileta që do të shiteshin në urbanët e Tiranës.

Policia nuk ka nxjerrë akoma zyrtarisht emrat e të arrestuarve, por sipas gazetës Panorama, në pranga kanë rënë, Fatos Vrapi, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit “AlbaTrans” dhe bashkëshortja e tij, Albana Vrapi, administratore dhe ortake, të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës; Evis Vora, i cili ka në pronësi linjën e Porcelanit; Lulëzim Allaraj, dispeçer i një linje autobusësh; Aldi Duka, 39 vjeç, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh; Klodiana Qato, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusësh.

Në pranga përfunduan edhe babë e bir, Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, të cilët janë ortakë në linjën e Tiranës së Re. “Në kuadër të Planit të Masave ‘Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal’, sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor ‘Bileta e falsifikuar’, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve 8 persona”, njoftoi Policia.

Të fundit