Flash News

KRYESORE

Prodhonin drogë sintetike, policia arreston dy shtetas amerikanë në Tiranë

Prodhonin drogë sintetike, policia arreston dy shtetas amerikanë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas amerikanë pasi akuzohen se kishin ngritur në Tiranë një bazë të përpunimit të drogës sintetike.

Drejtori i Policisë Kriminale Eduard Merkaj tha se dy amerikanët u arrestuan në pikën kufitare të Morinës në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë shtetasit Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA dhe Arben Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA.

“Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Këta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera”, njoftoi drejtori i Policisë Kriminale Eduard Merkaj.

 

 

Të fundit