Flash News

KRYESORE

Produkte të skaduara, mish nga Brazili i pa çertifikuar/ AKU bllokon 27 ton produkte të pasigurta

Produkte të skaduara, mish nga Brazili i pa çertifikuar/ AKU bllokon

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se janë bllokuar 27 ton produkte të pasigurta që so u servireshin konsumatorëve shqiptarë.

Sipas AKU, gjatë kontrollit  është evidentuar se këto produkte e kishin kaluar datën e skadencës. Kjo ka sjellë edhe ndëshkimin e tre subjekteve me 3.5 milionë lekë gjobë.

AKU ben me dije se 27 ton mish pule me origjinë nga Brazili, u konstatua me mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare).

Njoftimi i AKU:

AKU BLLOKON 27.642 TON PRODUKTE TË PASIGURTA, NDËSHKON ME 3.5 MILION LEKË GJOBË KUNDRAVAJTJET NË 3 SUBJEKTE DHE NDËRPRET AKTIVITETIN E 2 PREJ TYRE

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Korçë, Fier dhe Shkodër ushtruan kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, “Supermarket” dhe “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HAÇP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në PIK Durrës u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi me mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3.5 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 27.642 ton produkte të pasigurta (27 ton produkt “mish pule” nga Brazili me mangësi në dokumentacion të konstatuara në PIK, për të cilat u vendos kthimi në vendin e origjinës, si dhe 642 kg produkte me afat përdorimi të kaluar dhe etiketim jokonform ligjit të konstatuara brenda territorit). Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

Të fundit