Flash News

KRYESORE

Produkti i preferuar i Meghan Markle kushton më pak se 1000 lekë

Meghan Markle adhurohet nga shumë njerëz për thjeshtësinë dhe për stilin e saj. Dukesha e Sussex është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe po ashtu shembull frymëzimi për vajzat e reja.

Në një intervistë për Allure, Markle ka treguar për një nga produktet e bukurisë që e ka të pandashëm në rutinën e saj.

Bëhet fjalë për Tea Tree Oil. “Ndoshta nuk është gjëja më magjepsëse, por nëse pickohesh nga një insekt, vritesh apo të del një puçërr, ai është kura për çdo gjë. Nuk është i kushtueshëm, është mjaftueshëm i vogël për t`u mbajtur në çantë dhe e marr me vete kudo ku shkoj,” -është shprehur dukesha për Allure.

Në amazon.com mund ta bëni tuajin për më pak se 1000 lekë.

Të fundit