Flash News

KRYESORE

“Profesor 70 vjeç, mallkon si ta kishte zënë tartakuti”, Ceka i përgjigjet Ramës: Flet me fjalorin e Spiropalit, e ftoj në sfidë

“Profesor 70 vjeç, mallkon si ta kishte zënë

Ish-kreu i PAD, Neritan Ceka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ironizoi pas deklaratës se qytetarët nuk duhet të dalin në votime në 30 qershor.

Në një takimi elektoral në Kolonjë, Kryeministri Rama tha se “e kishte zënë tartakuti Neritan Cekën që mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës, 70 e kusur vjeç, profesor me libra, dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani”.

Ceka, në një intervistë për gazetën ‘Panorama’ thotë se Rama flet me fjalorin e Elisa Spiropalit, zëdhënëses së qeverisë dhe e sfidon në një garë sa i takon moshës prej 70- vjeçari.

“Kjo është një deklaratë që më ngre edhe më shumë aksesin në rrjete sociale dhe në median shqiptare, një shkencëtari të harruar kohët e fundit, por që u kujtua Presidenti i Kosovës para dy ditëve dhe e dekoroi me urdhrin më të lartë të Kosovës. Ndërkohë, dëgjoj cilësime që natyrisht janë marrë nga fjalori i Spiropalit. Për sa i takon asaj që thotë plaku 70- vjeçar, e ftoj zotin Rama në një sfidë modeste, ku të dojë ai, në një garë 50m, 100m, në ngjitje shkallësh deri te kati i parë nëse ngjitet dot para meje. Ndërsa për sa i përket shkallës së kulturës gjuhësore, besoj se nuk kam asnjë lloj gare që t’i ofroj”, tha Ceka.

Rama kapet sërish me Neritan Cekën: Goxha burrë ishte çmendur, mallkonte si ta kishte pickuar gjarpri

Të fundit