Flash News

KRYESORE

Profesor Et’hem Ruka publikon parashikimin: Pandemia mund të shuhet për dy javë nëse vazhdon ky sistem karantinimi

Profesor Et’hem Ruka publikon parashikimin: Pandemia mund të shuhet

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, publikon disa të dhëna përmes një grafiku lidhur me Covid 19 në Shqipëri.

Përmes grafikut të postuar në Facebook, ai tregon evoluimin e numrit të të infektuarve dhe të shëruarve, shprehur në përqindje, nga data 9 mars deri më 14 prill.

Ruka thekson se bazuar në parashikimin e tij, nëse ecet me këtë ritëm duke respektuar këto masa izolimi, pandemia mund të shuhet brenda dy javësh.

Sic shihet % e të sëmurëve nga virus me kurorë (kolonat ngjyrë blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonet me ngjyrë të kuqe) gradualisht duke u rritur.

Pika kritike u arrit më 12 prill kur përqindja e të sëmurve dhe ajo e të sheruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmurëve.

Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2%-3% për cdo ditë. Kjo do të thote se

teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetem një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të pakten për javen e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi. JU FTOJ TE JEPNI MENDIMIN TUAJ DUKE KOMENTUAR SHKURT!

Të fundit