Flash News

KRYESORE

Profesor Hanxhari: Pedagogët të distancohen nga protesta

Profesor Hanxhari: Pedagogët të distancohen nga protesta

Profesori i Gjeografisë Romeo Hanxhari, i ftuar në “Open” u shpreh se prania e disa pedagogëve në protestën e studentëve mund të ketë nxitur tensione.

Ndaj sipas tij më e mira është që ata të distancohen.

“Duke qenë se ajo është protestë e studentëve, nismën e kanë marrë pikërisht ata, ne si pedagogë duhet të jemi të kujdesshëm. Ne mund ta përkrahim nga jashtë, por të lejojmë me shumë kujdes që të jenë ata në krye”.

Më tej ai shtoi se kur flitet në emër të studentëve, pedagogët duhet të distancohen dhe të mos ndërhyjnë, apo edhe nëse e bëjnë këtë, të paktën të kërkojnë mirëkuptimin e vet studentëve në protestë.

Të fundit