Flash News

KRYESORE

Profesoresha shqiptare në konferencën botërore: SHBA krijoi ISIS për të kufizuar promovimin e islamit

Në një konferencë në Teheran ku merrnin pjesë 500 besimtarë myslimanë shiit dhe suni, shqiptarja Ikballe Berisha Huduti, për të cilën në mediat iraniane thuhet se është profesoreshë në një universitet shqiptar, ka lëshuar akuza të forta kundër SHBA-së.

Ikballe Berisha ka deklaruar në konferencën botërore ‘të dashurit e Ahl al-Bayt’ se “bota imperialiste, e udhëhequr nga SHBA, vendosi të shkatërroje xhamitë dhe çdo gjë që lidhet me islamin, për të kufizuar promovimin e islamit në SHBA dhe Europë”. Më tej ajo ka deklaruar se “SHBA-ja krijoi ISIS për të shpërndarë islamofobinë”.

Berisha ka shtuar se “europianët janë tani të vetëdijshëm për realitetin dhe nuk e pranojnë imperializmin amerikan, si dhe e dinë që islami i treguar nga SHBA nuk është i vërtetë”.

Kush është Ikballe Berisha Huduti?

Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Prishtinë ku drejton edhe një fondacion të quajtur “Kur’ani”, i cili promovon besimin shiit në Kosovë. Ajo drejton edhe një tjetër shoqatë të quajtur “Nisa”, e konsideruar nga drejtues të komunitetit mysliman në Kosovë si vegël e Iranit.

Për Ikballe Berishën ekzistojnë disa artikuj dhe të gjitha lidhen me përpjekjet për të rritur influencën e grupit shiit në Kosovën me myslimanë sunit. Berisha është gjithashtu botuese e revistës “Vlera”.

Të fundit