Flash News

KRYESORE

Profesori amerikan kritik me Francën dhe BE-në: T’i vijë turp që nuk hapën negociatat

Profesori amerikan kritik me Francën dhe BE-në: T’i vijë

Profesori amerikan Daniel Serwer është mjaft kritik me Francën, që vendosi veton për hapjen negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ai e njeh mjaft mirë Ballkanin dhe mendon se Shqipëria, ka përparuar dhe meriton të bëhet pjesë e unionit.

“Kur erdha këtu 22 vite më parë vendi ishte në kaos total, tani vendi ka lulëzuar, tani ju keni përmbushur kriteret për të futur në Bashkimit Evropian. Francës dhe Bashkimit Evropian t’i vijë turp se si vepruan me ju. Tani angazhohuni ndaj kërkesave, ju mund të përparoni ende edhe pa negociatat. Vonesa nuk duhet të ndikojë në gjëra të tjera”, tha ai në konferencën mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit