Flash News

KRYESORE

Profesori austriak ironizon Nobelistin pro-Milosheviç dhe i kujton çmimin që mori nga Republika Srpska

Florian Bieber, Profesor në Universitein e Grazit në Austri, i njohur si ekspert i çështjeve ballkanike, ka reaguar disa herë në Twitter pas shpalljes së çmimit Nobel në Letërsi, i cili për vitin 2019 i shkoi bashkatdhetarit të tij, Peter Handke.

Bieber i sugjeron Handkes që Nobelin ta varë ngjitur me cmimin e marrë nga Milorad Dodik, preident i Republika Srpska në vitin 2008 "Urdhi i Njegoshit" (Oreder of Njegos).

Në një postim të mëparshëm Biber e quan keqgjykim tragjik vendimin për t'i dhënë Nobelin Handkes. Ai shton se e ka lexura librin e tij "Një udhëtim drejt lumenjve", në vitin 1996 në Vjenë, në të cilin ai i mohon krimet e luftës dhe mbron logjikën e Radovan Karagjiçit dhe fyen ata që e kritikonin atë.

Të fundit