Flash News

KRYESORE

Profesori i Univeritetit të Oxfordit: Qeveria Rama shihet si “regjim i narko-mafies”, edhe pse vendi aspiron BE-në

Profesori i historisë bashkëkohore në Univeritetin e Oxfordit (Britani e Madhe), Mark Almond, duke komentuar situatën politike në Shqipëri shkruan se qeveria Rama  shihet si “regjim i narko-mafies” edhe pse vendi është kandidat për në BE.

Kriza politike e Shqipërisë po nxehet. Presidenti Meta bën  thirrje për protestë më 2 Mars”, shkruan Almond në rrjetin social twitter, ku poston edhe një koment të medias ‘Intellinews’ mbi situatën në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më poshtë shkrimi i plotë

Pranvera e nxehtë po afrohet në Shqipëri ndërsa presidenti nxit njerëzit të ngrihen kundër qeverisë.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të mblidhen në protestë në fillim të marsit,  për kthimin e institucioneve shtetërore te njerëzit dhe funksionimin e duhur të institucioneve, njoftuan media lokale në 19 shkurt.

Meta, i cili erdhi nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), është përleshur vazhdimisht me qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Parlamenti, ku socialistët e Ramës përbëjnë shumicë, nisi procedurat për shkarkimin e Metës vitin e kaluar pasi presidenti u përpoq të shtynte zgjedhjet lokale të qershorit 2019.

Në një konferencë për shtyp më 19 shkurt, Meta pohoi se institucionet shtetërore, parlamenti dhe organet gjyqësore nuk funksionojnë siç duhet dhe po punojnë kundër kushtetutës.

Thirrja e Metës për protestë vjen pasi Shqipëria po pret një përgjigje nga BE për fillimin e procesit të negociatave të pranimit në BE.

Vendimi u vonua në tëtorin që shkoi, por si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia Veriore fqinje shpresojnë të marrin një vendim pozitiv këtë pranverë.

Linku origjinal:

Hot spring looms in Albania as president urges people to rise up against government

Të fundit