Flash News

KRYESORE

Profesori shqiptar në Paris: BE kërkon ta menaxhojë Ballkanin nga distanca; liderët ballkanikë po sabotojnë zhvillimin socio-politik

Profesori shqiptar në Paris: BE kërkon ta menaxhojë Ballkanin nga

Nezir H. Kraki, profesor në Universitetin ‘Paris-Est’, shprehet se është kundër integrimit të vendeve anormale të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kraki thotë se shumë liderëve të BE-së u intereson një Ballkan anormal, i paintegrueshem, por i menaxhueshëm në distancë, me misione bajate e ekspertë burokratë.

Ai thekson se Brukseli nuk duhet të shëndrrohet në mekanizem sabotues ndaj avancimit socio-politik të këtyre vendeve, duke përdorur liderët ballkanikë, të cilët janë sabotuesit e parë te çdo ëndrre evropiane të popujve të izoluar.

Reagimi i Nezir H. Kraki:

Ballkani duhet te shkojë n'Evropë jo Evropa n'Ballkan

Por e kemi nje problem: ky Ballkan s'është aspak Evropë.

Sot n'kuader te lendes 'politikat e BE-se' me doemos mu desht ta permend edhe strategjine e re evropiane per zgjerimin.

Iu thash studenteve qe personalisht jam kunder integrimit te vendeve anormale si vendet e Ballkanit të sotem, pa u sqaruar problematiket rajonale. Por, ne te njejten kohe BE duhet te mos shendrrohet ne mekanizem sabotues ndaj avancimit socio-politik te ketyre vendeve. Edhe më keq madje, strategjine sabotuese BE e zbaton falë lidereve ballkanikë qe jane sabotuesit e parë te çdo endrre evropiane te popujve te izoluar.

Pse BE sabotuese?

Sepse sot, per fat te keq, ka shume liderë eveopianë te cileve u intereson nje Ballkan anormal, i paintegrueshem, por i menaxhueshëm n'distancë, me misione bajate e ekspertë byrokratë. Sepse, sot ne BE, ne kete BE-ne e vjeter eshte fjala, jane penduar per disa integrime te vendeve lindore te cilat kurre s'u kendellen as ekonomikisht as shoqerisht per t'u perputhur me normat evropiane. Kercenimi rus e turk apo ide tjera gati konspiracioniste nuk bejne bujë më kendejpari.

Me fjale tjera, disa kendej mendojne qe ka mjaft Evropë per momentin. Per me teper, fjala stabilitet nuk eshte eksituese per Brukselin si më heret. E kesaj qasje i kane ndihmuar pa dyshim deshtimet tona ne keto 20 vitet e fundit. Nuk duron gjermani 20 vjet, as francezi, as holandezi.

Pse habiteni tash nga strategjia e BE-se?

Nejse studentet francezë nuk e shohin kete pune me syrin tone sepse nuk 'preken' direkt nga strategjitë e Junckereve e Mogherineve te cilet jane totalisht anonimë ne Paris.

Evropë mos na prit se as nis nuk jemi.

Të fundit