Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profil i Arben Ahmetajt/ Tender për të menaxhuar borxhin publik; nota jokaluese nga 'Doing Business'; pasuria marramendëse dhe 'dhoma e qejfit' në ministri
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, 'ka marrë borxh' për të menaxhuar financat dhe borxhin publik. Ministria që ai drejton ka hapur një tender me anë të të cilit kërkon konsulencë të jashtme.
Objekti i tenderit është "Asistencë këshillimore për menaxhimin e financave dhe borxhit publik". Ekspertë të financave i thanë Politiko.al, se një tender i tillë ekspozon dy dukuri: E para, financat e shtetit nuk janë aq të shëndosha sa ç'propagandon qeveria dhe, e dyta, paaftësinë e ministrit dhe njerëzve të tij që, megjithëse drejtojnë Financat dhe Ekonominë nuk menaxhojnë dot me kapacitetet e tyre njerëzore dhe intelektuale, borxhin publik dhe financat.
Kostoja e tenderit, sipas burimeve të Politiko është 83 milion lekë të reja. Tenderi i konsulencës është shpallur fillimisht më 12 tetor të këtij viti, por u shty për në datën 30 tetor, për shkak të mosparaqitjes së asnjë oferte. Shkelja thellohet edhe më, kur në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, të datës 6 nëntor, nuk publikohet fituesi i këtij tenderi.
Ahmetaj, me anë të këtij tenderi ka pranuar indirekt dështimin e menaxhimit të borxhit publik, i cili është rritur kryesisht nga detyrime të fshehura ndaj koncesioneve të dhëna nga qeveria"Rama 1".
Borxhi publik në rënie të lirë
Të dhënat, referuar Ministrisë së Financave, japin tablonë e një borxhi publik që ka shënuar një rritje të shpejtë në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur në 69.11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto; nga 66.82 % që ishte në fund të 6 -mujorit. Për tre muaj stoku i borxhit është shtuar me 2,3 pikë përqindje të PPB-së, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Në fund të muajit shtator 2017, borxhi i Qeverisjes Qendrore vlerësohet në vlerën 1,074.9 miliard Lek, ose 69.11% e PBB-së. Ministria e Financave, drejtuar nga Arben Ahmetaj, sqaron se rritja e borxhit në terma nominal është brenda kufijve të parashikuar në ligjin vjetor të buxhetit. Por, borxhi publik i Shqipërisë renditet nga më të lartët edhe në vendet e BE-së. Sipas një tabele krahasuese që publikoi Eurostat në lidhje me treguesit e borxhit, 16 vende të BE kanë borxh publik më të ulët se Shqipëria.
Rritja e borxhit do të vijojë edhe në 2018, kjo pasi koncesionet me Partneritet Publik Privat po rëndojnë gjithnjë e më shumë faturën, që duhet të shlyhet nga taksapaguesit shqiptarë. Për vitin 2018 sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave do të bëhen 9.4 miliardë lekë pagesa për koncesionet, ose 70 milionë euro. Kjo shumë është 30 për qind më e lartë se e vitit të kaluar, kur fatura e koncesioneve në shpenzimet buxhetore të këtij viti u përllogarit me 7.1 miliardë lekë.
Këtë vit financohen 12 koncesione, nga 8 që ishin llogaritur për financim. Koncesionet e reja janë ndërtimi i Rrugës së Arbrit, koncesioni i mirëmbajtjes në Rrugën e Kombit, Ndërtimi i Inceneratorit të Tiranës dhe ndërtimi i shkollave në Bashkinë e Tiranës.
Nota e Ahmetajt sipas “Doing Business”
'Superministri' i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaron çdo ditë se Shqipëria po sheh rritje të madhe ekonomike. Tablo tjetër japin institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.
Shqipëria ka humbur 7 pozicione në “Doing Business”, që është indikatori më i rëndësishëm krahasues për ekonomi të ndryshme të botës, në bazë të asaj që i ofrojnë sipërmarrjes.
Sigurimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë sfidë për biznesin në vend, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157 nga 190 ekonomi, por treguesi i pikëve është përmirësuar me 0.01% krahasuar me atë ku ishim një vit më parë.
Në vendin e dytë renditet pagesa e taksave, ku Shqipëria ka regjistruar vendin e 125 me një përkeqësim prej 0.54% në raport me një vit më parë. Lejet e ndërtimit, edhe pse duket se kanë shënuar përmirësim kohëve të fundit, nuk kanë mundur të sigurojnë një renditje më të mirë sesa vendi i 106. (Në raport me veten jemi përmirësuar në mënyrë modeste me 0.03%.) Më pas vjen regjistrimi i pronave, ku Shqipëria renditet në vendin e 103.
Më mirë nga të gjithë procedurat e marra në vlerësim është ajo e mbrojtjes së investitorëve në minorancë, ku jemi të 20-ët dhe më pas tregtia, pra ulja e barrierave tregtare, ku Shqipëria renditet në vendin e 24. Fillimi i një biznesi na rendit të 45-ët, kurse aksesi në financim të 42-ët.
Në raportin e këtij viti, Shqipëria ka zbritur në vendin e 65-të në renditje, ndërkohë që një vit më parë renditej e 58-ta.
Sharm-el-Sheiku i Rilindjes
Arben Ahmetaj cilësohet si “sheiku” i qeverisë. Jo për faktin se drejton një super-ministri si ajo e Financave, Ekonomisë dhe Punës, por sepse është ministri më i pasur.
Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016 ai ka deklaruar 1,541,554 lekë të ardhura nga posti si ministrit dhe shpërblimet, ndërsa pasuria e tij është shtuar me 46,200 lekë nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe 92,400 lekë nga pjesëmarrja në Komisionin e ndihmës Shtetërore.
Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro është pakësuar me 2,577 euro si dhe një tjetër është shtuar në vlerën 1,453 euro.
Llogaria e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75,482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bonosh thesari.
Sipas deklaratës së bashkëshortes, Albina Mancka, të ardhurat e saj janë shtuar nga paga me shumën e 5,393 258 lekëve, nga qiradhënia e ambienteve tek ‘Samos Toëer’ me 10,200 euro si dhe nga qiraja e ambienteve tek ‘Tobourg’ me vlerën 12,000 euro.
Për 2015-ën Ahmetaj ka shlyer 11,811 euro nga kredia e vitit 2006 me vlerë kredie 100,000 euro. Gjithashtu ai ka shlyer 3,861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24,111 euro, ku kanë mbetur edhe 2,630 euro.
Një tjetër kredi e shlyer është dhe ajo me 3,009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2,747 euro.
Në llogarinë e ministrit janë shtuar 974,301 lekë. Ka një tjetër llogari me 78 dollarë gjendje. Gjendje në minus 2,658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35,780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka ka shtuar llogari në euro me shumën e 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431,989 lekë.
Llogari në lek për prepaid card 10,000 lekë. Llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913,684 lekë dhe totali datë 31 dhjetor 2,254,596 lekë.
Ndërkohë që janë shtuar edhe dy llogaritë e fëmijëve, përkatësisht njëra 30,027 euro dhe tjetra 40,036 euro.
Pak muaj më parë ai u aksidentua me Range Rover, makinë që nuk rezulton në deklarimet e ministrit, gjithashtu nuk rezulton as makinë e shtetit.
Viti 2010-2014
Gjatë vitit 2010, pasuria e ministrit të Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj, ka kapur shifra marramendëse. Vetëm në vitin 2010, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 300 mijë euro, e cila më pas është ndarë në disa llogari të tjera me vlera të mëdha.
Ahmetaj ka përfituar shuma të mëdha edhe si konsulent i jashtëm, pasi në “Bendi Integrated”, gjatë periudhës 2008-2009 ka marrë 45 mijë euro. Ndërsa si konsulent në “H-Communication SH.A” ka përfituar 10 milionë lekë. Në këtë vit bashkëshortja ka deklaruar 2 apartamente, me vlerë 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar automjete me vlera 25-30 mijë euro. Në deklaratën më të fundit, atë të vitit 2014 Ahmetaj ka deklaruar disa llogari të majme bankare.
Ai ka shitur disa makina dhe apartamente duke futur në bankë 114 mijë euro.
Nga ana tjetër, bashkëshortja ka bërë rivlerësimin e banesës, duke deklaruar një çmim prej 560 milionë lekë të vjetra.
Një “Kevin Spacey” shqiptar?
Amerika është tronditur javët e fundit nga skandalet seksuale të Harvey Ëeinstein dhe Kevin Spacey. Të dy njerëzit e fuqishëm e Hollivudit kanë përdorur pushtetin për favore seksuale, duke përdorur edhe forcën. Producenti me femra, mes të cilave ka edhe të përdhunuara, ndërsa aktori ka ngacmuar seksualisht meshkuj.
Veprimet e tyre janë denoncuar publikisht nga personat e abuzuar.
A e ka edhe Shqipëria Kevin Spacey-n e vet?
Ngacmimet seksuale ndaj grave në Ministrinë e Financave nuk janë legjenda urbane, por dëshmi të punonjseve të atij institucioni. Kur Ahmetaj u largua përkohësisht nga posti i ministrit, pas marrëveshjes së 18 majit, ajo që i ra në sy stafit të ministres që e zëvendësoi (raportuar nga Politiko.al) , ishte një krevat që u hoq nga një dhomë e vogël pranë zyrës së ministrit Ahmetaj, një aneksi i fshehtë dhe ‘intim’, i cili kishte akses të lehtë te një banjo përballë.
Disa punonjëse të reja të kësaj ministrie janë të gatshme të dëshmojnë për ngacmimet e të ashtuquajturit “tigri” i mazhorancës.
Dy prej tyre kanë treguar për Politiko se, atyre që nuk e pasojnë në flirtime shefin e tyre, u kthehet puna në ferr.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38