Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri që e ka politikën në ‘gjak’, por kërkon të thyejë zakonet e Greqisë
Kyriakos Mitsotakis do të jetë kryeministri i ri i Greqisë.
Pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, fituese u shpall partia konservatore, Nea Demokratia e udhëhequr nga Mitsotakis, trashëgimtar i një dinastie politike greke.
Kush është Kyriakos Mitsotakis?
Mitsotakis, 51 vjeç, ka bërë një rrugë të gjatë deri kur në janar 2016 u bë udhëheqës i Nea Dimokratia (Demokracia e re), partisë më të rëndësishme të opozitës në vend. Ndërsa prej kohësh kishte shërbyer si deputet i parlamentit grek, ai është gjithashtu i njohur si i biri i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, në fillim të viteve ’90, një përbindësh i politikës greke. Ai ishte relativisht i ri, kishte pak përvojë në qeveri dhe zotëronte pak aleatë brenda partisë së tij.
Tre vjet më vonë, ai është gati të kërkojë çmimin e madh, posti i kryeministrit. Konservatorët kanë qenë vazhdimisht përpara në të gjitha anketat krahasuar me partinë qeverisëse Syriza të Alexis Tsipras, i cili humbi zgjedhjet përballë Mitsotakis. Është hera e parë në katër vjet që grekët shkuan në kutinë e votimit në nivel kombëtar, dhe Mitsotakis e quan një “referendum” për Tsiprasin (bëhet fjalë për zgjedhjet e parlamnetit europian).
Ai ka studiuar në universitetet prestigjioze Harvard dhe Stanford dhe ka qenë i punësuar në firmat këshilluese të biznesit dhe bankat greke.
Maria Karaklioumi, një analiste politike tha se udhëheqësi i Demokracisë së Re, Mitsotakis është "një politikan me shumë eksperiencë dhe vjen nga një familje politike, që do të thotë se ai ka një traditë politike. Njerëzit besojnë se Mitsotakis ka përvojë dhe njohuri, sepse ai punonte për bankat në Greqi, dhe ata besojnë se ai mund të kombinojë profilin e tij teknokratik me përvojën e tij, për të qenë një kryeministër i mirë ".
Ministri për Reformën e Administratës dhe e-Qeverisjen
Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai ishte Ministër për Reformën Administrative dhe e-Qeverisje nën drejtimin e kryeministrit, Antonis Samaras.
Pas humbjes elektorale të Demokracisë së Re, Mitsotakis kandidoi për kreun e partisë dhe arritë të mposhtë kundërshtarin e tij Evangelos Meimarakis.
"Unë mendoj se është një disavantazh, emri i tij i familjes, sepse njerëzit mendojnë se ai u zgjodh president i Demokracisë së Re, sepse emri i tij ishte Mitsotakis, por kjo nuk është e vërtetë." Ai tha se ka luftuar shumë me një fushatë shumë të vështirë ", tha analisti politik Andreas Drimiotis.
Mitsotakis zgjodhi një linjë të fortë opozitare kundër Alexis Tsipras. Ai arriti të fitojë përsëri dhe të bashkojë votuesit e qendrës së djathtë dhe të krahut të djathtë. Rezultati ishte një fitore e madhe për Demokracinë e Re në Zgjedhjet Europiane.
Një përplasje e vazhdueshme me Maqedoninë Veriore
Por Mitsotakis vetë është akuzuar për flirtim me pikërisht këtë lloj populizmi. Ai dhe konservatorët e tij kundërshtojnë marrëveshjen që Greqia nënshkroi në janar me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur një konflikt gati 20-vjeçar mbi përdorimin e emrit Maqedoni. Marrëveshja rezultoi në ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Maqedona Veriore. Në BE dhe NATO, marrëveshja është mirëpritur si një sukses diplomatik që do të ndihmojë në stabilizimin e Ballkanit.
Mitsotakis, megjithatë, ka kërcënuar se do të bllokojë rrugën e pranimit të Maqedonisë së veriut si rezultat i marrëveshjes. Ai argumenton se një emër me rëndësi aq të madhe kulturore dhe historike për Greqinë sapo i është dorëzuar një vendi tjetër. Shumë e shohin qëndrimin e tij si produkt cinik i llogaritjes elektorale, një fërshëllimë ndjellëse për nacionalistët grekë, por Mitsotakis e hedh poshtë këtë nocion. Ai këmbëngul se marrëveshja është vërtet e keqe për interesat greke dhe se negociatat e kryera ishin “të mjerueshme”. Kur ai takon votues në rrugë, u tregon atyre se marrëveshja është shumë e keqe, por gjithashtu ligjërisht e kopsitur.
Ka një premtim shtesë që Mitsotakis e përsërit dhe që kritikët e tij nuk besojnë se do të jetë në gjendje ta mbajë. Ai dëshiron të rinegociojë detyrimet e Greqisë ndaj kreditorëve. Athina ka rënë dakord të punojë drejt arritjes së suficiti buxhetor vjetor prej 3.5 përqind deri në vitin 2022. Dhe vendi nuk do të lejohet të marrë borxhe për dekada të tëra.
Premtimet
Mitsotakis ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund një tradite shekullore të favorizimit në vend, synon të zbatojë një agjendë klasike ekonomike liberale: shkurtimet e taksave, shkurtimet e shpenzimeve publike, eliminimin e burokracisë, nxitjen e sipërmarrjes dhe më pak përfitime sociale. Ai gjithashtu dëshiron që grekët të ndihen më të sigurt, premton që do të ndahet nga tradita shekullore greke e favoritizmit – edhe pse premtime të tilla janë pothuajse aq të vjetra sa vetë tradita.
Mitsotakis ka siguruar që miqtë e tij nuk do të kenë akses në pushtetin politik. Por mbetet e paqartë se pse është e nevojshme të zgjidhet pasardhësi i një dinastie politike për të thyer zakonet që janë thellësisht të ankoruara në shoqëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38