Flash News

KRYESORE

Profil/ Kush është Ledina Mandia, propozimi i Bashës për zv/Kryeministre

Profil/ Kush është Ledina Mandia, propozimi i Bashës për

Ledina Mandia ka lindur në Tiranë në vitin qershor të vitit 1974 dhe është juriste me profesion. Mandia ka qenë Avokate e Shtetit në kohën kur Shqipëria qeverisej nga Partia Demokratike dhe u larguar prej kësaj detyre me ardhjen në pushtet të së majtës për tu zëvendësuar nga Alma Hiçka.

Mandia u bë e njohur për publikun kur u thirr si dëshmitare në Komisionin Hetimor për CEZ. 

Mandia ka filluar punë në Avokaturën e Shtetit si Avokate e Shtetit më 6 prill të vitit 2007, në pozicionin e Avokates së Shtetit për Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në janar të vitit 2010 është  emëruar nga Kryeministri Berisha në pozicionin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Në datën 7 tetor të vitit 2013, me urdhrin e Kryeministrit Rama është liruar nga detyra e Avokates së Përgjithshme të Shtetit. Megjithatë Ledina Mandia është larguar përfundimisht nga Avokatura e Shtetit në shtator të vitit 2014.

Të fundit