Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profil/ Një ‘Van Gogh’ shqiptar në Akademinë Mbretërore të Belgjikës
Artdashësit në qytetin e Antwerp-it në Belgjikë, sidomos të pasionuarit me pikturën, kthejnë kokën kur kalon ai. Ndonjë prej tyre e ndalon, ndan me të një bisedë të shkurtër, ndonjë foto dhe nganjëherë edhe një përqafim. Këtë 'popullaritet' te të panjohurit ia jep ngjashmëria me piktorin e famshëm holandez, Vinsent van Gogh. Ata habiten edhe më shumë kur marrin vesh se edhe ai është piktor. Në autoportrete ngjashmëria me piktorin holandez është edhe më e madhe dhe mund të ngatërrohesh lehtësisht, e të mendosh se mund të jetë ndonjë portret i vetë Van Gogh-ut.
Ai quhet Besmir Latifi, i lindur (siç i pëlqen atij ta thotë) në Malsitë e Pukës. Shkollën fillore e ka kryer në Xathë të Pukës, ndërsa atë të mesme në Liceun Artistik të Durrësit për Pikturë. U diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë për Modë dhe po në këtë zej vazhdon studimet pranë Akademisë Mbretërore në Antwerp.
Në një intervistë për Politiko.al, ai rrëfen jetën në Belgjikë si dizenjator në Departamentin e modës së Akademisë Mbretërore të Belgjikës, që është edhe një nga dy universitetet më të mira në botë për Modën. Latifi na shpjegon se prej aty nga kanë dalë disa nga ikonat e modës në botë.
Marsel LELA
Politiko.al: Keni një ngjashmëri jo të vogël në pamje me piktorin hollandez, Vinsent Van Gogh. Ngjashmëria e dytë me të është se edhe ju jeni piktor. Rastësi e çuditshme, apo jo?
Zakonisht, kur përdor ndonjë kapele mund të kem ngjashmëri. Më kujtohet përpara shumë vitesh kur isha në Luksemburg, po ecja dhe një grua e moshuar më ndaloi dhe më tha se i ngjaja me dikë që e donte shumë. E kuptova se i ngjaja me Vinsent Van Gogh. Më tha nëse e njihja, por e lashë të fliste dhe ajo nisi të më tregonte se Van Gogh ishte piktor. Në fund më pyeti se me çfarë merresha dhe kur i thashë që edhe unë jam piktor, u gëzua aq shumë sa më tha, “më lër të të përqafoj, më duket sikur takova atë në njëfarë mënyre”.
Politiko.al: A ndani të njëjtin karakter dhe stil me Van Goghun?
Besoj se jo. Dhe veshët i kam që të dy, e do vazhdoj t’i kem.
Politiko.al: Përse keni zgjedhur Belgjikën për të ushtruar aktivitetin tuaj artistik?
Një artist i famshëm dikur ka thënë se ‘atdheu im është aty ku kuptohet vepra ime’. Unë studioj pranë Akademisë Mbretërore të Belgjikës në Antwerp për Modë. Jam shqiptari i parë pjesë e këtij Departamenti, i cili rreshtohet në dy universitetet më të mira të Modës në botë. Nga dyert e këtij departamenti kanë dalë disa prej ikonave më të mëdha të botës së modës, si Martin Margiela, Dris van Noten Valter van Beirendonk etj. Kjo më krenon të them të drejtën.
Politiko.al: Si profesion keni zgjedhur atë të dizenjatorit të modës, përse kjo ndarje nga pasioni juaj i parë, piktura? Keni hequr dorë plotësisht, i riktheheni për qejf, si është marrëdhënie juaj sot me të?
Jo nuk kam hequr dorë nga piktura. Pikturoj çdo ditë dhe jam aktiv në ekspozitat e shumta europiane. Përsa i përket dizajnit, më pëlqen të jem i veshur mirë dhe kam gjetur një balancë organike mes pikturës dhe modës. Unë mendoj se për sa kohë një artist të jetë krijues dhe t’i përkushtohet me çdo çmim krijimit të tij, termi s’është shumë i rëndësishëm për të, pikturë, modë apo hapje kanali.
Politiko.al: Si është jeta për një artist në Shqipëri?
Jam plotësisht i bindur se është më pesimiste se rruga e Golgotës.
Politiko.al: Kur keni nisur të pikturoni për herë të parë?
Nuk e mbaj mend se kur saktësisht, por diku aty në një moshë shumë të vogël, mes malesh, në një kullë prej guri dhe pak dru në oxhak.
Politiko.al: Cilat janë ambiciet tuaja? Keni krijuar një stil tuajin në dizenjimin e veshjeve që mund të jetë edhe marka juaj në të ardhmen?
Po përpiqem të bëj ta pamundurën që ta shpreh veten me sinqeritetin më të lartë në artin tim. Shprehja e vetes sonë vjen ashtu siç jemi ne, kjo kërkon sinqeritet mendoj, punë dhe dashuri të madhe. Besoj se këto e formojnë stilin individual të gjthësecilit.
Përsa i përket markës, besoj se po, do jetë në të ardhmen.
Politiko.al: A do të kemi edhe ne një 'Versaçe shqiptar' që do të veshë botën e së nesërmes?
Bota e modës duket e bukur kur shihet nga televizioni produkti final në pasarelë, por përpara se krijimi i një dizajneri të vijë aty është një punë aq e madhe dhe aq e komplikuar sa duhen gjenerata që emri të marrë identitetin e tij në botën e modës. Në këtë rast flasim për artistë që marrin mbi shpatulla të gjitha mundimet e çdo detaji, duke filluar nga fijet e holla dhe të parëndësishme të perit, e deri te hollet më të mëdha të estetikës njerëzore. Do bëj më të mirën të vesh këdo që kërkon ndihmën time.
Politiko.al: Shqiptarët, kryesisht të rinjtë, largohen çdo ditë nga Shqipëria për të gjetur një jetë më të mirë atje ku, siç e the edhe vetë, dinë ta vlerësojnë talentin. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në vendin tonë?
Helmi që kanë në trup shqiptarët nga politika dhe nga ai kaos që ka më shumë se 100 vjet, të bën që, jo ta lësh atë vend, po t’i vësh flakën çdo gjëje rreth teje. Megjithatë, shoh një mall të përhershëm në shpirtin e shqiptarëve që jetojnë jashtë për vendin e tyre. Është një mall shumë i sinqertë dhe një gjë të tillë se kam parë te asnjë kombësi tjetër. Kjo më jep shpresë. Na duhet të edukohemi mirë dhe ta duam njëri-tjetrin pa hile, kjo do ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë.
Politiko.al: Cili është mesazhi juaj për artistët shqiptarë?
Detyra e një artisti është të tregojë të vërtetën e kohës që jeton në të gjitha format. Kjo detyrë kërkon njerëz të guximshëm pa u tkurrur nga komoditeti i jetës, apo vuajtjet e saj.
Çdo artist ka nevojë të shohë dhe të lëvizë në vende të ndryshme. Ndoshta disa herë çmimi i kësaj do të jetë fjetja poshtë urave, apo të hash një herë në ditë, ose fare. Kjo është madheshtia e saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38