Flash News

KRYESORE

Profili i shqiptarit Abdul Jashari (al-Albani), shefi i ‘Xhemati Alban’ që lufton për xhihadin në Siri

Profili i shqiptarit Abdul Jashari (al-Albani), shefi i ‘Xhemati

New Delhi Times

Ballkani ka qenë një nga rajonet e rekrutimit të luftëtarëve të huaj që iu bashkuan radhëve të Shtetit Islamik (ISIS), që kur grupi terrorist u bë një aktor jo-shtetëror me ndikim në të gjithë Sirinë lindore dhe Irakun veri-perëndimor. Midis vendeve të Ballkanit, një numër i madh i luftëtarëve të huaj të ISIS kanë ardhur nga Shqipëria. Në një raport të Prillit 2018 të Forumit të Kërkimeve mbi Ekstremizmin në Ballkanin Perëndimor, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ekzaminohen drejtuesit e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, në periudhën 2012-2015. Afërsisht 144 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për, në radhë të parë, bashkuar me Shtetin Islamik dhe, në më pak numra, me simotrën e Al-Kaidës, Jabhat al-Nusra, së fundmi ripagëzuar si Hay'at Tahrir al-Sham (HTS). Ky është tregues i ndikimeve transnacionale të propagandës në internet të ekstremistëve të dhunshëm (kanalet e shpërndarjes) më shumë se sa bashkëpunimit transnacional të grupeve të strukturuara të ekstremistëve të dhunshëm.

Xhemati Alban është një "Katiba" (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnikë shqiptarë që veprojnë brenda dhe rreth krahinës veri-perëndimore siriane të Idlib. Në faqen zyrtare Xhemati Alban përshkruhet si një “formacion xhihadist i përbërë nga njerëz me vullnet të madh, kryesisht shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, (Maqedonia Veriore) dhe Lugina e Preshevës (territori në Serbinë Jugore i populluar kryesisht nga shqiptarët etnikë), kauza e të cilit është të luftojë në rrugën e Allahut”. Duke sqaruar më tej motivet e Formacionit për t'u bashkuar me luftën në Siri, kjo faqe në internet thotë se "tirania dhe shtypja e regjimit diktatorial të Sirisë kundër popullit të vet dhe thirrja e tyre për ndihmë nxiti shqiptarët etnikë, ashtu si myslimanët e tjerë në të gjithë botën, për t'iu përgjigjur masivisht thirrjes".

Abdul Jashari (alias Abu Qatada al-Albani), lindur me 25 shtator 1976 në Shkup, ish-Jugosllavi (aktualisht kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut), është Komandanti i Xhemati Alban. Ai konsiderohet si një këshilltar i ngushtë i Abu Muhamed al-Julani, Komandanti i Përgjithshëm i grupit militant sirian Tahrir al-Sham. Më 10 nëntor 2016, Departamenti i Thesarit të ShBA-së e përcaktoi Jasharin si terrorist dhe deklaroi se ai ndihmoi në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Frontit Jabhat al-Nusrah. Gjatë verës së 2015, Jashari drejtoi operacionet ushtarake të Frontit Jabhat al-Nusrah në veri të Sirisë. Ai ka mbajtur një qëndrim të rëndësishëm ushtarak brenda radhëve të xhihadistëve për më shumë se katër vjet e gjysmë tani. Ai është shfaqur në të paktën pesë xhemati.

Video të Albanit janë shfaqur mes 2016 dhe 2020, por asnjëherë nuk është zbuluar fytyra e tij e plotë dhe ai i është drejtuar audiencës vetëm në tre raste, për të dhënë llogari për taktikat e fushës së betejës dhe për të lavdëruar trimërinë e shokëve të tij të rënë. Xhemati Alban publikon video të shpeshta propagandistike, të cilat theksojnë aftësitë e trainimit teknik të anëtarëve të saj, kapacitetet e prodhimit të armëve dhe gatishmërinë luftarake. Publikimet mediatike nga daljet e Xhemati Albanit ndërmjet viteve 2017 dhe mesi i vitit 2020 sugjerojnë që grupi mund të ketë deri në 24 luftëtarë, edhe pse numri aktual i jo-shqiptarëve në radhët e tij është i paqartë, dhe për këtë arsye numri i shqiptarëve etnikë brenda këtij grupi mund të jetë më i vogël.

Më 18 tetor 2017, një nga kanalet e mediave sociale të Xhemati Alban postoi një imazh të 18 burrave të veshur me maska dhe uniforma ushtarake dhe të armatosur me armë automatike, pushkë snajper dhe një raketëhedhës (RPG) nën një baner në shqip ku lexohej "Xhemati Alban: Njësia e infiltrimit". Në Shtator 2019, Xhemati Alban publikoi një video të re për luftimet në Kabani, Irak.

Videoja hedh dritë mbi pamjet luftarake, por nënvizon se si njësia përfiton nga fortifikimet, gjeografia e favorshme si dhe përdorimi i armëve me rreze të gjatë.

Një nga videot më të fundit propagandistike, botuar në 8 maj 2020, nga media zyrtare e Xhemati Alban me titull "Trainimi Ushtarak: SPG9 dhe AGS-17" përshkruan një mësues që ofron trajnime për të paktën tetë burra të veshur me maska dhe kamuflazh ushtarak.

Ndikimi në rritje i grupit xhihadist shqiptar si në internet ashtu edhe në terren paraqet sfida të rëndësishme për sigurinë e rajonit të Ballkanit në veçanti dhe botës në përgjithësi.

Përkthimi: Politiko.al

Të fundit