Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profili i The New Yorker/ Jeta e shqiptarit Mario Dedivanoviç, bir i një pastrueseje dhe shoferi, Mbret i make up-it
Në vitin 1953, Marilyn Monroe i kërkoi grimierit të saj të përhershëm Allan Snyder të futej në spitalin ku ajo po qëndronte gjatë xhirimeve të filmit "Gentlemen Prefer Blondes", në mënyrë që të ‘pluhuroste’ hundën e saj. Sipas Snyder, Monroe gjithashtu kërkoi që ai të bënte të njëjtën gjë pas vdekjes së aktores dhe i dha një shumë të madhe parash për t’u kujtuar që të shkonte tek ajo ndërsa ishte "ende e ngrohtë". Në 1962, Snyder grimoi fytyrën e Monroe-s së vdekur dhe shërbeu si një nga shoqëruesit e arkëmortit. Jo shumë kohë më parë, Mario Dedivanoviç, i cili ka kaluar dymbëdhjetë vite duke grimuar fytyrën e Kim Kardashian-ëest, dhe e konsideron Snyder-in një mentor shpirtëror, më dërgoi një artikull nga një revistë për gra duke zbuluar "tetë sekretet e bukurisë" së Snyder-it. Ai vuri në dukje se Snyder kishte përdorur vazelinë si theksues, Dedivanoviçi gjithashtu, megjithëse preferon një pelte tjetër zbutëse, “Elizabeth Arden's Eight Hour Cream”, me ngjyrën dhe qëndrueshmërinë e mjaltit të blirit. Dihet se Snyder e pluhuroste majën e hundës së Monroe në të kuq, në mënyrë që të krijonte përshtypjen e shpërfillëses. Dedivanoviç shpesh realizon një trompe l'oeil të ngjashëm në hundën e West, duke aplikuar pluhur të errët në të dyja anët, pjesë e procesit të njohur si konturim, për ta bërë atë të duket më e ngushtë. "Zot i madh, ngjashmëritë janë të çuditshme", shkroi Dedivanoviç. “Shpesh pyes veten si ishte. Tani unë mund ta imagjinoj si ishte në të vërtetë. "
West, e cila ka njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion ndjekës në instagram, ka frymëzuar një numër të pafund grash për të aplikuar pamjen "soft glam" që Dedivanoviçi realizoi tek ajo për herë të parë në vitin 2008, lyerje lëkure, mollëza të skalitura, skuqje rozë në pjeshkë, një "sy bronzi", qerpikë të rremë të gjatë dhe theksues , të gjitha "të pjekura" , një term i industrisë për vendosjen me pluhur të lirshëm, në një fund mat, si lëvozhga e një lëkure veze. Metoda e Dedivanoviçit është një kthesë në një praktikë që daton që nga epoka elizabetiane, dhe që u miratua më vonë nga komuniteti i veshjekryqëzuarve (ata që vehin rroba të seksit tjetër). Konturimi ishte ideal për filmin bardh e zi, një medium i dritës dhe hijes që u përdor në fillim në Hollivud nga artistë kozmetikë siç ishte estetisti polak Max Factor (Maksymilian Faktorowicz). Gjithashtu, u provua një shekull më vonë për t’u dukur e mrekullueshme në Instagram. ëest filloi të përdorë aplikacionin për të postuar selfie në 2012, dhe pamja e saj filloi të përsëritej spontanisht në site, mini-Kims të panumërta me buzë të lyera ("fytyrërosa), ngjyrë bezhë në çdo sipërfaqe, dhe flokët tërhiqeshin fort saqë dyfishohej tërheqja e syve.
Në vitin 2015, konturimi ishte një "kategori prioritare" në Sephora, e cila filloi të shesë një shumëllojshmëri të "paletave" konturuese, duke shfaqur pluhurat dhe kremrat në tonet nga vanilja te kokrra e kafesë. Disa komplete erdhën me udhëzime, “lyejini me ngjyrë të errët në tiparet që dëshironi të tërhiqni (xhufka, vija e flokëve, mjekër) dhe ngjyra të lehta ku dëshironi të tërhiqni fokusin (mollëzat, ura e hundës), pastaj përziejeni furishëm”. Reagimi erdhi shpejt. Artisti legjendar i grimit, Bobbi Brown tha në një intervistë në 2015, "Kur shoh kontur në fytyrat e njerëzve, më duket si papastërti". Atë vit, Pati Dubroff, një artiste grimi për Charlize Theron dhe Dakota Johnson e cila tani punon për “Channel”, postoi një fotografi në Instagram të një fytyre të konturuar në punë e sipër, e cila ishte me shirita si lëkura e një luani, dhe shkruajti, "Unë kurrë nuk do ta mbysja lëkurën ose të krijoj një maskë si kjo”.
Fytyra e familjes Kardashian vazhdoi të dominonte fushën vizive. (Me përjashtim të Kendall Jenner, një modele, motrat e West kishin të gjitha të njëjtën pamje.) Më parë, artistët e grimit kishin punuar pothuajse në fshehtësi, Dedivanoviç shpejt u gjend në një pozitë të papritur publike. ëest dukej vërtet e magjepsur nga aftësia e Dedivanoviç për ta transformuar fytyrën e saj në forma të ndryshme dhe ajo fliste shpesh për punën e tij, kujtdo që do ta dëgjonte, me entuziazmin marramendës të një studenti kolegji që sapo ka zbuluar ekzistencializmin. Kur Dedivanoviç përmendte rastësisht një produkt në një intervistë, diçka si "pluhur bananeje" të Ben Nye, një përzierje talku me ngjyrë të verdhë të zbehtë nga një markë e përbërjes teatrale që ka qenë në biznes që nga 1967, produkti shitej, ose trefishohej në çmim. (Dedivanoviç, nga ana e tij, përdor pluhur bananeje më pak sesa dikur, pasi zbuloi se ngjyra e dafodilit (luledaulle), në disa tone të caktuara të lëkurës, kthehet pak e ndritshme kur ndriçohet nga llambat e ndezura.)
Dedivanoviçi, 37 vjeç, u rrit në Bronx. Prindërit e tij janë shqiptarë nga Mali i Zi. Ai ka një nofull këndore, konture fytyre lupine dhe mustaqe të copëtuara të një Errol Flynn-i të ri. Ai është i qetë dhe sipas vetë atij, ndonjëherë i pasigurt. Ai preket shpejt, veçanërisht kur flet për nënën e tij. Për vite me radhë, ai e urrente mënyrën se si dukej hunda e tij, dhe vendosi ta bënte operacion (rinoplastikë). Ai nuk pranon të flasë në intervista ose video për jetën e tij private dhe mban të njëtin qëndrim për klientelën e tij të famshme.
"Mario është ndoshta një nga të vetmit që mund të besoj, t’i besoj vërtet si “Oh, Zot, mos i thuaj askujt jam shtatzënë , ky lloj besimi, kupton?", më tha West vitin e kaluar në telefon, nga Los Angeles. "Meqë ra fjala, nuk jam shtatzënë", shtoi ajo.
Dedivanoviçi u shfaq në industri para ardhjes së "ndikuesve të bukurisë", personalitete online që paraqesin mësime kozmetike në platforma si YouTube dhe TikTok , por ai është pa dyshim në nivelin zero sa i përket kulturës bashkëkohore të bukurisë në Internet. Arabelle Sicardi, një gazetare që aktualisht po shkruan një libër në lidhje me konceptin e "bukurisë si terror", më përshkroi Dedivanoviçin si pikën e mesme mes internetit dhe personazhit VIP. Lista e klientelës të tij është zgjeruar përtej West duke përfshirë gra të tjera të famshme, si Kate Bosworth, Naomie Harris, Jennifer Lopez, Salma Hayek dhe Demi Lovato. Ai bëri grimin e Lovato për Grammy-t e fundit dhe ku ajo filloi të lotonte gjatë performancës, Dedivanoviçi, i cili po e shikonte atë në një monitor nga rreth njëzet metra larg, më tha se ai kishte frikë se "karriera e tij do të mbaronte" nëse rimeli i saj binte. Nuk ra.
Dedivanoviçi është shumë i njohur për Masterclass-et e tij, një ngjarje e drejtpërdrejtë ku marrin pjesë artistë që synojnë grimin, të cilët paguajnë më shumë se 1700 dollarë (kur West është modelja) për ta vëzhguar atë duke bërë makiazh deri në tetë orë. Një mësues i lindur, Dedivanoviçi më tha se mendon se qëllimi kryesor tani është të edukojë artistë të tjerë se si të heqin tepricën që ai vetë frymëzoi pjesërisht. Ai tani përdor konturimin vetëm me masë, dhe asnjëherë, në lëkura shumë të zbehta. Në fillim të këtij viti, ai mësoi një grup studentësh në një seminar të vogël në Chelsea. "Qëllimi im ishte t'i fusja atje dhe të shikoja llojin e punës që ata po bënin dhe pastaj t'i ndihmoja që të përmirësoheshin nga pak," tha ai. "Dhe unë fjalë për fjalë, shkova kontrollova një nga një të gjithë studentët ”Jo, mos e konturoni hundën e saj. Jo, mos e konturo mjekrën e saj”.’ Unë ndoshta rivendos nëntëdhjetë për qind të vetullave.” Grimi mund të jetë një formë e shprehjes personale, por, për një artist profesionist grimi, një nga joshjet e punës është aftësia për të pasur kontroll të plotë mbi mënyrën se si duket një person dhe mbi produktet që kërkojnë zbatim të saktë. Ajo që e shqetësonte më shumë Dedivanoviçin për të parë shpërthimin e tendencës së konturimit, ishte se ajo "mori një jetë të vetën" , një jetë që ai nuk mund ta ndalojë.
Në nëntor të vitit të kaluar, Dedivanoviçi fitoi “Çmimin e Arritjes Artistike” në Çmimet e Dyta Vjetore të Amerikane Influencer, në Los Anxhelos. West, e veshur me një fustan të kuqërremtë “Dior” me jakë të lartë, i dha atij çmimin. "Ne kemi punuar së bashku për njëmbëdhjetë vjet", tha ajo. “Njëmbëdhjetë vjet luftimesh. Ne luftojmë, ju as nuk e kuptoni, ne luftojmë si vëlla dhe motër. Por ai ka krijuar disa nga kujtimet e mia më magjike, dhe me të vërtetë, besoj se më bëri këtë që jam sot. "
Në fjalën e tij, Dedivanoviçi, për herë të parë publikisht, e quajti veten "një homoseksual krenar". Ai tha se, në verën e vitit 2018, ai kishte blerë një truall në Malin e Zi , vendlindjen e babait të tij. "Por unë nuk mund ta ndërtoj shtëpinë që ëndërron babai im," tha ai, duke qarë hapur, "sepse unë ende ndihem i turpëruar kur vë këmbën në atë tokë". Zbulimi mund të dukej një relikt i një kohe tjetër, por muajin pasardhës, Dedivanoviçi më tha se kishte ndryshuar gjithçka. "Unë gjithmonë isha i turpëruar", tha ai, ndërsa ishim ulur në zyrën e tij në mes të qytetit. "Në mendjen time, isha në një burg".
Ai nuk e dëshironte më një operacion në hundë. "Unë e dua hundën time tani, kurrë nuk do ta ndryshoja", tha ai. “Dhe unë do të dilja lakuriq tani, sinqerisht, në mes të rrugës, dhe nuk dua t’ia di. Jeta ime është e hapur. Çdo mur që kisha ndërtuar, çdo mekanizëm mbrojtës që kam ndërtuar nga mosha dy ose tre vjeç, një nga një po bien." Motra e tij i kishte dhënë një byrek me kungull, dhe ai më ofroi një fetë. "Tani ha byrek," tha ai.
Ai ishte gjithashtu i gatshëm të realizonte një ëndërr që e kishte fshehur për dy dekada, të lançojë një linjë makiazhi të tijën. Ndërsa disa kanë sugjeruar që tregu i bukurisë është aq i ngopur saqë edhe një emër i madh si ai i Dedivanoviçit mund të ketë probleme në tërheqjen e klientëve, ai më shpjegoi se ajo që do të bënte që linja e tij të binte në sy ishte vëmendja e tij pothuajse maniakale ndaj detajeve. Dedivanoviç kishte kaluar vite duke testuar dhe rafinuar produkte. Shumica e laboratorëve lejojnë që markat me të cilat punojnë të bëjnë tre ndryshime në një produkt përpara se të prodhohet. Dedivanoviçi më tha se ai e kishte tejkaluar shumë atë numër, duke kërkuar shpesh për dhjetëra ndryshime.
Paketimi për markën e tij, “Makeup by Mario”, ishte finalizuar kur, në mars, New York City u mbyll në karantinë. Brenda natës, Dedivanoviçi, i cili jeton në Upper East Side, u gjend pa të ardhura. Ai anuloi rezervimet e tij të famshme dhe shtyu seancat e mbetura të Masterclass-it në kalendar. Industria ishte në kaos. Duket qesharake që të aplikohej korrektori që do të mbulohej nga një maskë. Megjithatë ai besonte se kishte nevojë për një linjë që do t'u mundësonte entuziastëve të bukurisë t’i grimonin fytyrat e tyre si profesionistë. Kur gjërat janë kaotike, rendi dhe rituali bëhen edhe më të rëndësishme. "Unë jam duke krijuar një markë trashëgimie", më tha ai. "Çdo produkt do të ndihmojë njerëzit për të rregulluar dhe pastruar gjërat."
Masterclass drejtohet nga motra e madhe e Dedivanoviç, Marina, kushërira e tij Diana Benitez dhe gruaja e një kushëriri tjetër, Gina Dedivani. Në një ditë gjithë zheg verën e kaluar, Dedivanoviç u takua me ta në shtëpinë e prindërve të tij në Bronx, për të diskutuar për një klasë të ardhshme në Çikago. Shtëpia, e cila është në stilin fermë, në një lagje periferike të quajtur Country Club, mbante erë potpuri dhe salçiçe të skuqura. Lula, nëna shtatëdhjetë e tre vjeçare e Dedivanovic, një grua e imët me një kapelon ngjyrë gështenjë përgatitur një vakt tipik shqiptar, duke përfshirë një tas me panxhar të zier dhe një tabaka me lakër turshi.
Në dhomën e ngrënies, Marina, një ish-infermiere dyzet vjeçare, me flokë të verdhë dhe syze me korniza meteli, u ul në krye të një tryeze me dru qershie në një triko të zezë, duke marrë shënime në një kompjuter portativ. Dedivanoviçi u ul përballë saj me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të zeza sportive, duke ledhatuar kafkën e vogël të një Çhihuahua të vendosur në prehrin e tij dhe duke u shqetësuar për cilësinë e projektorit në Victory Theatre. Pranë Marinës ishte ulur menaxherja e mediave sociale të Masterclass-it, Bana Beçkoviç, e cila nuk ka lidhje me Dedivanoviçët (megjithëse, ai më tha më vonë, "ajo është gjithashtu shqiptare"). Beçkoviç ishte i vetmi person në tryezë që mbante grim të rëndë, përfshirë qerpikët e rremë, që evokonin West-in. Në dhomën e ndenjes, babai i Dedivanoviçit, Tomi, një burrë i gjatë, i butë dhe me mustaqe të dendura, rrinte ulur në divan duke parë Fox News.
Lula zuri vend pranë Dedivanoviçit. "Mario është fëmija më i mirë," tha ajo duke shkëlqyer nga krenaria."Më i miri." Lula u rrit në një familje barinjsh në një fshat malor të quajtur Tuz, në Malin e Zi, një vend i vogël i vendosur midis Serbisë dhe Shqipërisë. Ajo nuk ka shkuar në shkollë. Ajo u njoh me Tomin, i cili punonte si shofer poste, përmes një kushëriri. Ajo e pa atë kur erdhi për të kërkuar dorën e saj për martesë dhe "ndoshta një herë tjetër, në kishë". Herën tjetër kur u panë ishte ditën e martesës. Dedivanoviçët emigruan në 1974. Tom përfundimisht gjeti punë si mbikëqyrës i një pallati banimi në Bronx, ku ai, Lula dhe tre fëmijët e tyre, Mario i cili është më i vogli, u shpërngulën në një apartament të vogël. Kur Mario ishte tre vjeç, Lula shkoi për të punuar si pastruese në Manhattan, në shtëpitë e pasura të Upper East Side dhe në selinë e korporatës së konglomeratit të kozmetikës L’Oréal. Lula nuk përdor make-up, as sot jo, por shpesh sillte produkte falas në shtëpi nga puna për dy vajzat e saj.
Dedivanoviç kujton një tërheqje të menjëhershme ndaj produkteve të L’Oréal. "Kur shikoja produktet në banjë ose diku nëpër shtëpi dhe isha vetëm, i merrja dhe i aplikoja. "Unë nuk guxoja t’i vija në fytyrë, por patjetër që i preka dhe i ndjeva." Kur ishte në shkollë fillore, ai shpesh i kërkonte babait të tij që ta shëtiste në veri të Bronxit për të parë "kopshtet e bukura në ëestchester", të cilat i pëlqyen për simetrinë e tyre. "Babait tim nuk është se i pëlqenin", tha ai. Dedivanoviç ishte dymbëdhjetë vjeç kur filloi punën e tij të parë, duke mbushur çantat me ushqime në një market. Puna e tij e ardhshme ishte në Kopshtin Zoologjik të Bronx, ku ai shiste pretzels dhe më vonë u rrit në detyrë dhe u bë menaxher i stendës së hot-dog. Ai më pas filloi të shërbente si kamarier gjatë fundjavave në një restorant në Little Italy. Në vitin 2000, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, ai dhe nëna e tij kaluan pranë dyqanit qendror të Sephora, në Rrugën Fifty-first dhe Fifth Avenue. Zinxhiri shumëkombësh francez i bukurisë, pjesa e jashtme e të cilit me shirita bardh e zi i ngjan një tende karnavali udhëtues, kishte hapur pikat e para të shitjes në Manhatan një vit më parë. Ishte një koncept i ri, gjysma dyqan, gjysma kabinet profesional i furnizimit.
Atë ditë, Dedivanoviçi aplikoi për t'u bërë një "anëtar i kastit" në Sephora. (Terminologjia e Sephora ka një cilësi operistike, dyqani njihet si "skena", raftet quhen "gondola".) Ai filloi punë në departamentin e aromave të dyqanit në Rrugën e Nëntëmbëdhjetë. Anëtarët e cast-it në atë kohë kishin një dorezë të vetme të zezë, punonjëset femra duhej të mbanin buzëkuq të kuq. Dedivanoviçi zbardhi flokët dhe mori një kartë identiteti të rreme, në mënyrë që të shkonte në klubet në qendër të qytetit si Limelight dhe Roxy me bashkëpunëtorët e tij të rinj. Karina Capone, e cila tani punon në zhvillimin e produkteve për kompanitë e kozmetikës përfshirë Estée Lauder dhe Revlon, ka punuar në make up, atë që Sephora e quan "departamenti i ngjyrave". Dedivanoviç, kujton Capone, ishte "fëmija i hijshëm, flokëverdhë, i dobët, i cili dukej si Leonardo DiCaprio, por shumë i mirë"?
Ajo vazhdoi "Dalëngadalë, shikoja që make-up po e bënte atë për vete”. Gjithmonë, kur kishim një mungesë të stafit në dysheme, ai ishte shumë i ngazëllyer dhe i gatshëm të ndihmonte klientët që kërkonin për bazat".
Dedivanoviçii solli në shtëpi mostra kozmetike nga puna dhe i fshehu në një kuti këpucësh Nike nën shtratin e tij. Një ditë, motra e tij më e madhe, Vicky, i tregoi kutinë nënës së tij dhe rezultati ishte një debat familjar. "Unë nuk isha e lumtur sepse ne ende nuk denim asgjë për make-up asokohe", tha Lula. Unë i thashë: “Jo, zemër, duhet të bësh diçka. Duhet të mbarosh shkollën”. ”Dedivanoviçi iku nga shtëpia, duke qëndruar në Stuyvesant Town, në banesën e një shoku që e kishte njohur kur punonte në restorantin Cafeteria, në Chelsea. Kur u kthye në Bronx, dy javë më vonë, ai e futi kutinë e këpucëve poshtë shtratit të tij dhe prindërit e tij nuk e përmendën më.
Realizimi i make-up-it të parë të Dedivanoviçit për një blerës në Sephora zgjati gati tre orë. "Përdora këtë rimel të bardhë," kujtoi ai së fundmi. "Dhe mbaj mend shefin tim që tha, 'Mario, është e bukur, por zgjati shumë.'" Më vonë, pasi u transferua në departamentin e ngjyrave në dyqanin kryesor, Dedivanoviçi u rekrutua nga një përfaqësues i “Lorac”, një linjë kozmetike e themeluar në 1995 nga artistja kozmetike Carol Shaw, klientët e së cilës ishin Nicole Kidman, Cindy Crawford dhe Debra Messing. Ai u bë një lloj shitësi udhëtues për markën, duke e shitur Sephoran në të gjithë Manhattan-in.
Karriera e grimit të Dedivanoviçit jashtë Sephora-s filloi në 2001, kur ai bashkëpunoi me disa artistë të makiazhit, duke përfshirë Billy B, Isabel Perez dhe Kabuki Starshine, të cilët punuan në "Sex and the City" dhe krijuan pamjet ekscentrike që filmi 2003 "Party Monster" e bëri të famshëm. Ndërkohë, Dedivanoviçi mblodhi miqtë në banesën e tij për të bërë prova për paketën e tij estetike e tij. Në vitin 2007, ai filloi një punë me kohë të pjesshme si grimieri i talenteve të Fox News.
Prezantueset gra në Fox-it donin të dukeshin gati për betejë, por femërore, me mollëza që "dilnin" në televizion. Dedivanoviçi përdori një stil konturimi, të cilin e quajti "glam look", që kërkon një përzierje dhe zbutje të madhe. Ai fitoi reputacion në ndërtesën e Fox News si dikush që i bënte gratë të dukeshin të bronzta dhe të pastra. Julie Banderas, e cila atëherë ishte drejtuese e "Fox Report Weekend", më tha: "Herën e parë që ai bëri grimin tim, njerëzit menduan se kisha bërë hundën. Njerëzit menduan se faqet e mia ishin më të fundosura, se kisha rënë në peshë. ”
Dedivanoviçi u takua me West në 2008, në një xhirim për kopertinën e “Hamptons Social Life”. Ajo ishte rritur në hijen e gjyqit të O. J. Simpson, babai i saj, avokati Robert Kardashian, kishte qenë një mik i vjetër i Simpson dhe nëna e saj, Kris Jenner, kishte qenë shoqe e Nicole Brown. Shfaqja reality "Keeping Up with the Kardashians" sapo kishte filluar debutimin në “E”! një vit më pare. "Unë nuk di vërtet se si ta shpjegoj atë", kujton West. "Unë linda kur Mario realizoi grimin tim." Menjëherë pas xhirimit, ajo i kërkoi Dedivanoviçit ta shoqëronte në “Henri Bendel” për të blerë çdo produkt që ai kishte përdorur. Vitin e ardhshëm, Dedivanoviçi bëri grimin e saj në një seri prej tre video-fitnes të quajtur "Fit in Jeans Your Fridaym’, në të cilën ajo bëri ushtrime barku. ëest gjithashtu vazhdoi ta punësonte atë për fotot dhe daljet para medias në New York dhe Los Angeles.
Dedivanoviçi shpesh tregon historinë se si, kur ai filloi të bënte grimin e West, agjenti i tij i tha se, nëse ai dëshironte ndonjëherë të punonte për një kopertinë të Vogue, duhej t’i priste lidhjet me të. "E kuptoj", më tha ai. "Në këtë kohë, po flasim njëmbëdhjetë vjet më pare, një “reality star” nuk ishte një gjë e njohur. Ata thjesht njihnin Paris Hilton, kjo ishte gjithçka ”. Ai dhe agjenti i tij u ndanë, pasi ai vazhdoi të punonte me ëest. Ai vazhdoi të bënte grimin e saj për gjashtë kopertina të Vogue, përfshirë një në të cilën ajo pozoi me një përkrenare të kuqe në vishnje dhe buzët e saj në të purpurt. Ai ishte gjithashtu grimieri kryesor në dasmën e Kim, me reperin Kanye West, në 2014, e cila u zhvillua për disa ditë në Versajë dhe në një kështjellë italiane dikur në pronësi të familjes Medici.
Ndërsa West transmetonte jetën e saj, ajo dokumentoi dhe promovoi njerëzit përgjegjës për imazhin e saj, të tillë si stilistja e flokëve, Chris Appleton, dhe ekspertja e vetullave, Anastasia Soare. Në vitin 2009, ajo sugjeroi që ajo dhe Dedivanoviçi të filmonin një video në YouTube së bashku. Në të, ai rikrijoi grimin me ngjyrë biskote që kishte përdorur mbi të për një kopertinë të fundit të revistës Vogue. Në momentet e para të videos, Dedivanoviç, me flokët e ngrirë dhe të ngritura lart si të një çunaku, dukej i tronditur, por ai shpejt e gjen ritmin, duke realizaur një grim professional.
Pak kohë pasi tutoriali u shfaq në YouTube, Dedivanoviçi, i cili jetonte në Astoria, Queens, në atë kohë, gjeti faqet e tij në MySpace dhe Facebook të tejmbushura me mesazhe. “Pyetjet e tipit si‘ Unë kam rrathë të errët. Çfarë rekomandoni? “Ose highlighteri im bie, Çfarë mund të bëj”? Ai kaloi me orë të tëra çdo ditë duke iu përgjigjur pyetjeve dhe zbuloi se kishte një aftësi për edukim. Në vitin 2010, ai u transferua për pak kohë në Los Anxhelos për të qenë më afër ëest dhe atje ai lançoi një version të hershëm të Masterclass, të cilin ai e quajti Workshop. Ai bëri një kurs të dytë, të ngjashëm në New York. Lula bënte pulë dhe bukë shqiptare për t’i shërbyer si buffet. Klasa u shndërrua në një biznes me kohë të plotë, duke shitur bileta në Miami, Sidnei, Londër dhe Dubai. Klasa e tij më e madhe, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Shqipëri, kishte më shumë se dy mijë studentë.
Në kurset e tij të hershme, Dedivanoviçi dha mësim për metodën që ai përdori me West kur ata filluan të punonin së bashku, duke filluar me vija të trasha, me ngjyrë nutella nëpër faqe. Që nga ajo kohë, ai theksoi se ky aplikacion i ekzagjeruar duhet të rezervohet për ngjarje zyrtare. Gjatë ditës, ai preferon një shkëlqim më të hollë, me pahitje diell, një efekt mashtrues "natyral" që kërkon më shumë se një duzinë produktesh dhe të paktën një orë për t'u arritur. Megjithatë, në një Masterclass në Çikago, gushtin e kaluar, i cili filloi para orës nëntë të mëngjesit, vuri re që shumica e të pranishmëve kishin realizuar grime të shkëlqyera duke aplikuar qëndrime “high-drama looks” madje duke përfshirë qerpikë të rremë.
Kur Dedivanoviçi jep mësim, ai punon jashtë skenës, anash, ndërsa një kameraman filmon duart e tij, duke rrezatuar pamjen në një ekran gjigand me definicion të lartë. Në këtë mënyrë, ai mund të qëndrojë afër një tavoline të madhe, të padukshme për audiencën, mbuluar me ngjyrues sysh në çdo ngjyrë, buzëkuqët në kuti me mjete të qarta, pirgje me pudra pluhuri të butë qetësuese, mente për gojën dhe peceta të lagura. Masterclass ndjek një format të pazakontë të tipit Sokratik, studentët inkurajohen t’i bëjnë pyetjet nga vendi. Dedivanoviçi përgjigjet, duke përdorur një mikrofon, në një monolog magjepsës ala përrua i ndërgjegjes. "Unë do të përdor shumë përbërje, një ngarkesë produktesh", tha ai në dhomën e mbushur plot ditën që unë e ndoqa. “Por kushtojini vëmendje shtresimit dhe përzierjes time. Ju do të shihni në fund që, pasi të jetë bërë grimi, edhe pse unë kam përdorur kaq shumë produkte dhe kaq shumë teknika në fytyrën e këtij modeli, personalisht ajo do të duket më e butë, më femërore, jo frikësuese. Si kukull”. Gruaja që ishte ulur pranë meje shkroi në fletoren e saj fjalën "kukull" dhe e rrethoi.
Ai e filloi klasën duke lyer vetullat e modelit. Marifeti për t'i bërë vetullat të qëndrojnë të palëvizura, tha ai, është të përdorni ngjitësin e latexit “Pro-Aide”. Disa në audiencë u habitën, "Ky ngjitës është shumë i fortë," tha ai. "Nuk dua që të gjithë të dilni dhe ta blini këtë nëse nuk jeni mësuar, sepse do të qëndrojë në duart tuaja për ditë të tëra."
Rreth orës tre, ai filloi të aplikonte eyelinerin. "A doni që unë të përdor kafe ose të zezë?" ai pyeti. Disa njerëz në turmë bërtitën, "Kafe!"
"Oh, uau, pse?" tha Dedivanoviçi.
"Sepse është më e butë!", bërtiti një grua bërtiti nga pjesa e prapme e teatrit.
"Ju shokë duhet të ndaloni së vepruari sikur të mos jeni të gjithë drag queens", ngacmoi Dedivanoviçi, me gjithë kufizimet e tij, ai është i vetëdijshëm se diçka tjetër e bëri të famshëm. “Unë e di se çfarë vishni ju djema, unë e di se si grimoheni. Ju djema dëshironi të dukeni të gjithë elegant dhe natyralë, por…"
Thirrjet "i Zi!" filluan të vinin nga kënde të ndryshme të dhomës.
Dedivanoviçi qeshi. "E shihni se si del e vërteta?", tha ai.
Në vitet që kur Dedivanoviç filloi të bënte grimin e ëest, “influencers” janë bërë disa nga njerëzit më të fuqishëm në biznesin e bukurisë. Zoella Sugg, një “hauler" britanik, një term i përdorur për të përshkruar njerëzit që tregojnë blerjet e tyre në video, ka më shumë se njëmbëdhjetë milion abonentë në YouTube. Jeffree Star, një muzikant elektro-pop me flokë si ylber, ishte një lojtar në MySpace para se të migronte në YouTube, ku tani ka më shumë se shtatëmbëdhjetë milion abonentë, që nga viti 2014, ai ka linjën e tij të kozmetikës Day-Glo. Huda Kattan, një Irako-Amerikane nga Oklahoma, filloi perandorinë e saj të bukurisë me një blog ëordPress në 2010, ajo tani ka më shumë se dyzet e shtatë milion ndjekës në Instagram. Ajo gjithashtu ka gondolën e saj në Sephora dhe, në vitin 2017, Time e quajti atë një nga "25 Njerëzit më me Ndikim në Internet". Në TikTok, një kulturë akoma më e re e yjeve është shfaqur, me aftësitë e tyre hiper-specifike, pastel thelbësor të frymëzuar nga shfaqja e HBO "Euphoria", rrudha të prera neoni, kozmetikë cosplay, make-upi që mund të aplikoni në karakterin tuaj në Nintendo e famshme në lojën Animal Crossing. Vetëm këtë verë, një grup ndikuesish të bukurisë me famë në TikTok, duke përfshirë La Demi dhe Cole Carrigan, vendosën të zhvendoseshin në një rezidencë të Beverly Hills që ata e quajnë Shtëpia Glam, nga e cila do të transmetojnë përbërje make-upi gjatë gjithë kohës.
Ndërsa Interneti ka hapur rrugë të reja eksperimentimi dhe edukimi, produktet kozmetike janë shndërruar në një biznes me miliarda dollarë. Dalja e një grimi të ri është e ngjashme me lançimin e atleteve me numër të kufizuar ose të një albumi pop. Kur Rihanna lançoi linjën e saj, Fenty Beauty, në dyqanet Sephora, në 2017, marka fitoi në më shumë se njëqind milion dollarë në më pak se dyzet ditë. KKë Beauty, marka e ëest, e cila nisi edhe në 2017, shiti 14.4 milion dollarë në paketat kontur në më pak se tri orë. Ndikuesit hyjnë në veprim, gjithashtu, duke lançuar "bashkëpunime" të rregullta me markat, përfshirë Anastasia Beverly Hills dhe Morphe. Sephora mbetet një sallë ekspozite e vlefshme për produktet, por markat më të reja, të drejtpërdrejta për konsum, si linja minimaliste Glossier, gjithashtu kanë lulëzuar.
Dedivanoviçi pretendon të mos jetë në konkurrencë me ndonjë markë tjetër, por një shëtitje nëpër Sephora në një pasdite të qetë tetorin e kaluar tregoi një histori pak më ndryshe. Ndërsa po kalonte pranë një palete me shkëlqim, shumë të pigmentuar të rimelëve, ai provoi një në gishtin e tij dhe rrudhi hundën. Ai e quajti një frymëzim Francois Nars, një artist legjendar i grimit që lançoi markën e tij në 1994. Dedivanovic tërhiqet më shumë nga linjat e produkteve të zhvilluara nga artistë të tjerë të suksesshëm të grimit si, Troy Surratt, Pat McGrath, Laura Mercier, Bobbi Brown. Në fund të vitit 2019, ai punësoi Alicia Valencia, një drejtuese bukurie, për të shërbyer si presidentja e tij globale. Valencia kishte mbikëqyrur zgjerimin global të linjave McGrath dhe Brown dhe kishte punuar në Estée Lauder për njëzet e tre vjet. Ajo më tha, "Mario është, për mua, Bobbi Brown i kësaj gjenerate. Ai mund të ‘spekulonte’ më shumë sesa Bobbi, por realiteti është se ai i bën gjërat në një mënyrë ku kuptohet lehtë, dhe ka një arsye për çdo produkt dhe teknikë. "
Në dhjetor, Dedivanoviçi lançoi një koleksion furçash me Sephora; ishte, më tha një përfaqësues, bashkëpunimi me shitjen më të shpejtë në historinë e dyqanit. Ajo që Dedivanoviçi po shet me të vërtetë, mbase është afërsia e tij me të famshmit dhe besimi që ata i japin. Përkundrazi, ndikuesit e rinj të bukurisë nuk kanë nevojë të prekin fytyrat e yjeve, ata janë yjet. Një njëzet e një vjeçar jashtëzakonisht i suksesshëm në YouTube, James Charles, i cili, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, u bë fytyra e parë mashkullore e CoverGirl, bën video të hollësishme për gjashtëmbëdhjetë milion abonentët e tij, por, siç më tha ai, ai nuk është as artist grimi dhe as mësues profesionist, "Ajo çfarë bëj janë video argëtuese që kanë në qendër temën e bukurisë. Ai e admiron Dedivanoviçin dhe nxitoi të shtonte: "Unë mendoj se është gjithmonë e rëndësishme të respektosh më të mëdhenjtë".
Bota e ndikuesve të bukurisë është e mbushur me klikime dhe grindje, skandale dhe rrëzime nga froni. Dedivanoviçi, për pjesën më të madhe, i ka rezistuar një drame të tillë. Ai nuk pranoi të vinte Masterclass-et e tij në internet, edhe pse pandemia i zhduku të ardhurat nga eventet e drejtpërdrejta, ai po priste një mënyrë për të transmetuar dhe kapur mikro-lëvizjet e furçave të tij. Ai kurrë nuk e kishte përdorur veten si model derisa karantina e detyroi të provonte linjën e produkteve të veta në fytyrën e tij. Siç këmbëngul para studentëve, është kontrolli dhe qëndrueshmëria, jo mashtrimi, që krijojnë një karrierë të qëndrueshme kozmetike. Ai hap çdo Masterclass duke u thënë të pranishmëve se, mbi të gjitha, dëshiron që ata të jenë në gjendje të fitojnë para duke bërë grim joshës, të përjetshëm për dasma ose “quinceañeras”. Ai gjithashtu i paralajmëron se iu deshën dy dekada për të përsosur atë që do të bëjë. "Unë po të them të mos heqësh dorë nga ëndrra jote ose nga vetja jote", thotë ai.
Ka më pak dasma gjatë pandemisë. E megjithatë, siç shprehet Dedivanoviçi, "të gjithë kemi më shumë kohë tani". Ka një mençuri në modelin e tij të biznesit, i cili mbështetet në gjuhën e arsimimit dhe zotërimit. Hobet që kanë ritëm të lartë dhe janë absorbuese si pjekja e ëmbëlsirave dhe kaligrafia u japin të gjithëve atë që ai e quajti një "goditje të menjëhershme dopamine". Ishte ana lozonjare, problematike e grimit që Dedivanoviçi mësoi nga Sephora, ku amatorëve iu dha mundësia të ndiheshin si profesionistë. "Ata e kishin punën në katin e 19-të dhe të 5-të pikërisht në pjesën e përparme të dyqanit," më tha ai vjeshtën e kaluar, kur ishim duke ecur nëpër Sephora afër banesës së tij. Ai mbylli sytë, duke kujtuar momentin kur ndjeu se ishte bërë një artist. “Ishte si një ylber i kuq buzësh. Dua të them, e verdhë, jeshile, blu, çdo ngjyrë që mund ta imagjinoni. Dhe kjo ishte zona ku një grua më kërkoi ta ndihmoja të zgjidhte një buzëkuq ”. Ai kishte zgjedhur një "hije të kuqërremtë" për klienten, e cila e provoi dhe i tha se e donte. "Kjo ishte hera e parë që mendoja, unë në fakt mund ta bëj këtë," tha ai, duke e thyer zërin. “Ishte si një epifani, kjo është ajo. Kjo është ajo që unë dua të bëj. ”
Një moment më vonë, disa shitës, këto ditë të njohur si "këshilltarë bukurie", iu afruan me zell Dedivanoviçit për të kërkuar selfie. Një zeshkane e re tha: "Unë e di që je nga Bronx, dhe prindërit e tu janë emigrantë, dhe me të vërtetë nuk ke pasur shumë kur e ke filluar." Ajo mori frymë. “Unë gjej veten time në këtë. Prindërit e mi janë nga Kolumbia dhe unë kam lindur në Long Island”.
"Po!", tha Dedivanovic duke tundur kokën prerazi. Ajo i tha atij se kishte në plan të punonte falas, duke bërë grim në spitalet e fëmijëve.
"Kam punuar falas për shumë vite," tha Dedivanoviçi. “Ju duhet të kujdeseni për punën që keni këtu dhe ta përdorni në të mirën tuaj. Kjo do t'ju bëjë një person më të fortë, një artiste më të fortë, një grua më të fortë".
Një tjetër punonjëse i trokiti në sup Dedivanoviçit. "A je vërtet ti?", pyeti. Ai pohoi me kokë, duke parë fytyrën e saj. "Si e keni realizuar grimin tuaj?", pyeti ai.
"Këto janë qerpikë tre dollarësh", tha ajo duke qeshur. Më vonë, ndërsa gruaja u largua, ai mblodhi buzët dhe i thithi butë, një gjest i vogël kënaqësie.
*Përktheu për Politiko.al: Donalta Lami
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38