Flash News

KRYESORE

“Programi juaj tramvaj me shalqi”, Basha i kthehet Ramës: Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd

“Programi juaj tramvaj me shalqi”, Basha i kthehet Ramës:

Kryedemorkati Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi thirrjen e tij për të marrë në konsideratë propozimin e PD me pesë pika për rimëkëmbjen ekonomike.

Rama e krahasoi programin e PD si “një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Për këtë, Basha iu përgjigj në rrjetet sociale, duke i shkruar se “Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”.

Të fundit