Flash News

KRYESORE

Projekt-rezoluta kundër Rusisë/ Ambasada: Autorët copy-paste, sulme të pajustifikuara ndaj nesh

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagon për votimin e caktuar për nesër në parlamentin e Republikës së Shqipërisë për projekt-rezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”

Sipas këtij institucioni, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa pasur edhe provën më të vogël, për më tepë që tendenca për plagjiaturë u përhap "si një virus".

“Autorët e saj ndoqën rrugën e copy-paste. Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian.

Është e qartë se Shqipëria po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (...) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut...” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia?”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada ruse vë në dukje faktin që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi.

“Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian.”

Të fundit