Flash News

KRYESORE

"Projekti i Unazës korruptiv, Rama kërkon të pastrojë para në kurriz të 1300 familjeve"

Ish-deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka qënë pjesëmarrës në protestën e banorëve të Unazës së Re.

Që nga protesta, Braimllari u shpreh se me projektin e Unazës së Madhe kryeministri Edi Rama po kërkon të pastrojë para të pista në kurriz të 1300 familjeve të kësaj zone.

“Projekti i Edi Ramës për Unazën e Re është korruptiv dhe kriminal. Edi Rama kërkon të pastrojë para në këtë projekt korruptiv në kurriz të 1300 familjeve. Edi Rama provokon çdo ditë banorët e Unazës së Re. Urdhëron policinë politike që të arrestojë banorët që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre.  Ai do të shembë 1300 shtëpi për të mbushur xhepat e tij. Dhunon qytetarët e ndershëm dhe ndërkohë ha dreka e darka me trafikantë dhe oligarkë. Edi Rama po përdor çdo mekanizëm shtetëror për të mbuluar hajduterinë e tij”, deklaroi Braimllari.

 

Të fundit