Flash News

KRYESORE

Projekti për Teatrin, Lubonja: Kushdo që flet jashtë skenës së Ramës është kundër. Janë kthyer në mashtrues ordinerë

Projekti për Teatrin, Lubonja: Kushdo që flet jashtë skenës

Analisti Fatos Lubonja duke folur për projektin e Teatrit Kombëtar u shpreh se po na imponohet me dhunë një projekt.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja u shpreh se kushdo që flet jashtë skenës së Ramës është kundër projektit. Më tej, Lubonja e ka cilësuar si skandaloze mënyrën si erdhën ngjarjet pasi fillimisht u tha se nuk kishte një projekt dhe pas një jave u shfaq projekti.

“Shoqata e arkitektëve është kundër, kushdo që flet jashtë skenës së Ramës është kundër.

Po na imponohet me dhunë një projekt.

Është skandaloze që del ministrja e Kulturës dhe thotë s’ka projekt dhe pas një jave del karafili i bashkisë dhe thotë se ka projekt dhe pas një jave del projekti.

S’kanë dinjitet se ministrja duhet të jepte dorëheqje.

Janë kthyer në mashtrues ordinerë, me në krye kryemashtruesin e Tiranës”, deklaroi Lubonja.

 

 

Të fundit