Flash News

KRYESORE

“Projekti rri i ngrirë prej 7 vitesh në Ministrinë e Mbrojtjes”,  Hila thirrje Xhaçkës: Hiq dorë nga mendësia sovjetike

“Projekti rri i ngrirë prej 7 vitesh në Ministrinë e

Drejtuesi i emisionit Arena në Ora News, Dritan Hila ka treguar një rast kur është penguar bashkë me stafin për të xhiruar në Orikum. Ai tregon se profesor Ceka prej 7 vitesh ka paraqitur një projekt që baza e Pashë Alimanit të konservojë në mënyrë që të ishte një pjesë e turit turistik të vizitorëve si një muzeum i Luftës së Ftohtë.

“Ky projekt ka 7 vjet që rri i ngrirë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk na lanë të filmonim një nëndetëse të ndryshkur që në fakt Ministria po e lyen pikërisht për këtë turizëm”, u shpreh Hila, teksa i bën thirrje më tej Ministes së Mbrojtjes  Olta Xhaçka që të heqë dorë nga mendësia sovjetike dhe të lejojë që të bëhen filmime.

Kërkesa e Hilës për Xhaçkën:

Në Orikum, donim të xhironim edhe një pjesë nga historia e bazës së Pashë Alimanit sepse bota e përdor shumë turizmin e Luftës së Ftohtë ose turizmin e arkeologjisë. Profesor Ceka më ndriçoi sepse kishte paraqitur para 7 vitesh një projekt që baza e Pashë Alimanit të konservojë në mënyrë që të ishte një pjesë e turit turistik të vizitorëve si një muzeum i Luftës së Ftohtë.

Ky projekt ka 7 vjet që rri i ngrirë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk na lanë të filmonim një nëndetëse të ndryshkur që në fakt Ministria po e lyen pikërisht për këtë turizëm. Na thanë që duhet të bënim shkresat. Imagjinoni kur dy personazhe si unë dhe profesor Ceka dhe një trup televizive nuk e lënë që të filmojë dhe duhet të kalojë një postobllok që të shikojë Orikumin, imagjinoni turistin e thjeshtë. Kështu që Zonja Xhacka duhet të heqë dorë nga mendësia sovjetike se mos i filmojnë bazën sepse atë bazë e filmojnë me tërë objektiv nga Pumja, një lokal aty pranë. Mund ta filmojnë nga çdo lokal i Vlorës apo me Google Map.   

 

Të fundit