Flash News

KRYESORE

Projektiligji/ Arta Marku shkarkohet një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, ja 55 deputetët e opozitës që firmosën

Kërkësa që Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare i kanë paraqitur Kuvendit lidhur me ndryshimin e Kushtetuës për zgjeëdhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, prek direkt Kryeprokuroren aktuale Arta Marku.

Nëse ky ndryshim do të votohet nga Parlamenti dhe do të hyjë në fuqi, Arta Markut i përfundon menjëherë mandati dhe në vend të saj zgjidhet një Kryeprokurore e Re e Përkohshme me 3/5-tat e votave të Kuvendit.

Përkatësisht ndryshimet parashikojnë:

Neni 1

Pika 13 e nenit 179 te Kushtetutes ndryshon si me poshte vijon:

"13. Prokurori i Pergjithshem ne detyre i perfundon koha e qendrimit ne detyre te nesermen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Deri ne zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem sipas procedures se parashikuar ne nenin 148/a te Kushtetutes, funksionet e Prokurorit te Pergjithshem do te ushtrohen nga nje prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre te pestat e anetareve te tij, mes kandidaturave te propozuara nga Gjykata Kushtetuese, per nje mandat te perkohshem. Nese Kuvendi nuk arrin shumicen e caktuar per zgjedhjen brenda 10 diteve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, qe ka kaluar me sukses procesin e rivleresimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emeruar. Kandidatet i nenshtrohen procesit te rivleresimit me procedure te pershpejtuar dhe me perparesi ndaj te gjithe subjekteve te tjera te rivleresimit. Rregullat e detajuara per caktimin e prokurorit qe do te ushtroje funksionet e Prokurorit te Pergj ithshem me mandat te perkohshem dhe afatet per realizimin e procesit te vleresimit te kandidateve dhe rivleresimit kalimtar te tyre percaktohen me ligj."

Neni 2

“Ky ligj hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare”.

 

Të fundit