Flash News

KRYESORE

Projektligji i dyshimtë/ Jo vetëm Rama, edhe Arben Ahmetaj iu shmang firmës për tokën e Teatrit Kombëtar

Pasi të gjithë fushatën për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ia la në ngarkim kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Edi Rama u shmang edhe nga firmosja e projektligjit të dyshimtë që i jep kompanisë ‘Fusha’, 8,465 metra katrorë tokë publike në qendër të Tiranës.

Por Rama nuk është i vetmi që është shmangur nga firmosja e projektligjit, pasi të njëjtin veprim ka bërë edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ai ka autorizuar zv/ministrin Erjon Luçi që të vendosë firmën në projektligjin kontrovers ku toka e Teatrit Kombëtar vlerësohet më pak se 470 euro për metër katror, në një zonë ku një apartament i zakonshëm kushton mbi 2500 euro për metër katror, ndërsa një dyqan për 5 apo 6 mijë euro për metër katror.

Dy zëvendësat e Ramës dhe Ahmetajt nuk kanë kundërshtuar por kanë vënë emrin e tyre në këtë aferë të dyshimtë.

Të fundit