Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Projektligji i Ministrisë së Kulturës, Rubens Shima: Artin e realizimit socialist nuk mund ta quash “Artet e Bukura”
Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima është shprehur kundër projektligjit të Ministrisë së Kulturës për t’i ndryshuar emrin këtij institucioni në Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura.
Në një shkrim te ‘Panorama’, Shima argumenton se “Artet e Bukura” përfshijnë ato vepra arti që krijohen kryesisht për arsye estetike (art për hir të artit) dhe jo për përdorim komercial ose funksional. Artet e bukura përkufizojnë zakonisht artet e larta, tradicionale të Europës Perëndimore, si piktura, skulptura, vizatimi, grafika, kaligrafia.
Sipas Shimës, Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë ndonjë periudhë historike apo stad zhvillimi të lartë që të ketë mundësuar realizimin e veprave të tilla arti.
Ai thotë se çka gjendet e ekspozuar dhe e ruajtur sot në Galerinë Kombëtare të Arteve është kryesisht arti i realizmit socialist.
“Është gati e pabesueshme që pa u thelluar, pa u menduar dy herë, me një të rënë të lapsit, tërë trashëgiminë e realizmit socialist ta quash “Artet e Bukura” apo “Artet e Larta”. Dhe Galerinë e Arteve që ruan dhe ekspozon pothuajse vetëm këtë lloj arti – Muze i Arteve të Bukura. Vështirë të kuptosh arsyet që motivojnë Ministrinë e Kulturës për këtë propozim. Personalisht, nuk kam dëshirë të spekuloj rreth tyre”, shkruan Rubens Shima.
Shkrimi i plotë:
Ky shkrim merr shkas nga një iniciativë e Ministrisë së Kulturës për ndryshimin e emrit nga Galeria Kombëtare e Arteve, në Muzeun e Arteve të Bukura, saktësisht përmes projektligjit “Për Artin dhe Kulturën” të ndryshuar, neni 4. pika 2. citoj: “Togfjalëshi ‘Galeria Kombëtare e Arteve’ zëvendësohet me togfjalëshin ‘Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura'”. Kaq mjafton që pas aprovimit në Parlament, emri Galeri Kombëtare e Arteve të pushojë së ekzistuari.
Nuk është parë e logjikshme të jepet asnjë sqarim apo argumentim rreth nevojës së ndryshimit të emrit të një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës. Dhe, gjithashtu, asnjë analizë nëse lënda përmbajtësore, koleksioni i saj, përmbush kriteret artistike, historike, shoqërore për t’u quajtur Muze i Arteve të Bukura apo siç njihet ndryshe “Artet e Larta”. Po çfarë është një galeri? Sallës së një muzeu, ku shfaqej art për publikun, shpesh në të shkuarën i referoheshin si galeri; gjithashtu, për shembull, një dhomë dedikuar Artit Egjiptian të Antikitetit, shpesh quhej Galeria e Egjiptit. Pra, në një lloj kuptimi, një hapësirë që shfaq një tipologji të caktuar arti quhet galeri. Ndoshta, mbështetur në këtë përkufizim, kushtëzuar nga hapësira e vogël e godinës së parë të Galerisë – hapur më 1954, por edhe te lloji i përcaktuar i artit të shfaqur, me një korrektesë formale, sistemi komunist vendosi ta quajë Galeria e Arteve Figurative.
E tillë, e pandryshuar në emër, do të mbetej edhe në vitin 1976, kur koleksioni i saj i zmadhuar në kohë, do të transferohej te godina e re, në bulevardin kryesor, ku është ende sot. Galeria e Arteve u projektua nga sistemi komunist me qëllim politiko-kulturor, për të shfaqur, shpërndarë, porositur apo blerë për nevoja partiake propagandistike artin e realizmit socialist, kryesisht pikturën dhe skulpturën. Por njëkohësisht edhe për të nxitur ndjenjat nacionaliste në shoqërinë shqiptare.
Koleksioni i veprave të saj, në pjesën dërmuese, ka këtë përmbajtje. Emri “Galeria e Arteve Figurative” mbeti i patrazuar për afro 50 vjet, pavarësisht se regjimi autoritar ushtronte gjithë kontrollin në aktivitetin e saj. Në vitin 1996, Galeria e Artit Figurativ me vendim qeverie ndryshon emër në: Galeria Kombëtare e Arteve. Ironikisht, në një lloj kuptimi, arti i realizmit socialist i grumbulluar në Galeri prej dekadash “sanksionohet” “art kombëtar”.
E preferoj këtë deduksion rastësor apo logjik qoftë. Sot, më 2018 Galeria Kombëtare e Arteve, me një tjetër vendim qeverie, përgatitet të shndërrohet në Muze Artesh të Bukura. Historia jonë është e mbushur me ndryshime të vazhdueshme emra institucionesh, partish, godinash pa e vrarë fare mendjen për përmbajtjen apo historinë e tyre. Madje, te ne kjo është pjesa më e pavlerë, me e parëndësishmja. Por lind pyetja: çfarë ndryshoi, apo pritet të ndryshojë që befas Galeria Kombëtare e Arteve do të rilindë si Muze i Arteve të Bukura?
***
Çfarë janë Artet e Bukura? A janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri? Le t’i hedhim një sy përkufizimit të Arteve të Bukura: “Kjo kategori përfshin ato vepra arti që krijohen kryesisht për arsye estetike (art për hir të artit) dhe jo për përdorim komercial ose funksional. Duke synuar lartësimin dhe përmirësimin e jetës, artet e bukura përkufizojnë zakonisht artet e larta, tradicionale të Europës Perëndimore, si piktura, skulptura, vizatimi, grafika, kaligrafia”.
Historikisht, produktet kulturore që më shpesh konsiderohen si pjesë përbërëse e kulturës së lartë, me shumë gjasa janë krijuar gjatë periudhave të qytetërimit të lartë, për të cilat një shoqëri urbane e gjerë, e sofistikuar dhe e kamur, ofron një kornizë estetike koherente dhe të vetëdijshme, si dhe një mjedis me shkallë të gjerë njohjeje për artet pamore, duke furnizuar me materiale dhe financuar veprat e artit. Një mjedis i tillë u mundëson artistëve realizimin e potencialit të tyre krijues me sa më pak shtrëngesa praktike dhe teknike të jetë e mundur. Në këtë mjedis social mund të krijohen Artet e Bukura apo Artet e Larta.
A ka pasur ndonjë periudhë historike apo stad zhvillimi të lartë shoqëria shqiptare që të ketë mundësuar realizimin e veprave të tilla arti? Për aq sa e njohim historinë tonë, sigurisht që “JO”. As në të shkuarën dhe as do të ketë në 100 vitet pasues. Çka gjendet e ekspozuar dhe e ruajtur sot në Galerinë Kombëtare të Arteve është kryesisht arti i realizmit socialist. Realizmi socialist filloi të instalohet dhunshëm nga sistemi totalitarist aty rreth viteve 1950-’60. Ishte e vetmja formë arti e lejuar dhe aprovuar zyrtarisht nga partia-shtet në Shqipëri.
Piktura, skulptura apo forma më pak të përhapura, si grafika etj., u transformuan në mjete propagande të regjimit. Qëllimi i vetëm i prodhimit artistik ishte përhapja e doktrinës komuniste, duke ndikuar në ndërgjegjen e qytetarit, ashtu edhe në pikëpamjen e tyre për jetën. Në qendër të këtyre pikturave është punëtori, fshatari në fabrikë apo bujqësi, duke paraqitur jetën e tij të lumtur dhe punën si të admirueshme. Piktura, skulpturat, monumentet, paraqisnin një Shqipëri ku standardi i jetës së punëtorit ishte rritur falë revolucionit.
Partia dhe udhëheqësi ishte subjekti me i rëndësishëm dhe gjithmonë duhej të shfaqej në mënyrën më të pëlqyeshme. Koncepte si: besnikëria, patriotizmi, puna, drejtësia, revolucioni, përshkojnë këto vepra. Qëllimi përfundimtar i këtij arti ishte krijimi i asaj që Lenini e quajti “një lloj krejtësisht i ri i qenies njerë- zore”, përshtatur te ne si “njeriu i ri”. Imazhet e zakonshme të përdorura në pikturën e realizmit socialist ishin: punëtori, ushtari, rinia, rrezet e diellit, fluturimi, industria, metalurgu dhe teknologjitë, imazhe që ilustronin ëndrrën komuniste.
Si edhe imazhe patetike patriotike, të ndotura me ideologji nacionaliste banale, që shpesh vijnë nëpërmjet paraqitjes së personazheve historike apo subjekteve si: lufta, atdheu, Skënderbeu, qëndresa, etj.. Për shkak se e tashmja dhe e ardhmja u idealizuan vazhdimisht, realizmi socialist duhet të përcillte një ndjenjë optimizmi të detyruar. Tragjedia dhe negativiteti nuk lejoheshin. Arti i realizmit socialist nuk preokupohej për të bukurën. E bukura nuk ishte në misionin e tij. Bukuria dhe soditja e saj, pa mesazh politik konsiderohej borgjeze, dekadente, reaksionare, toksike për njeriun e ri.
***
Bëra këtë parashtrim, ndoshta të zgjatur, për të qartësuar për aq sa mundem këtu, dallimet mes Arteve të Bukura dhe Artit të realizmit socialist. Është gati e pabesueshme që pa u thelluar, pa u menduar dy herë, me një të rënë të lapsit, tërë trashëgiminë e realizmit socialist ta quash “Artet e Bukura” apo “Artet e Larta”. Dhe Galerinë e Arteve që ruan dhe ekspozon pothuajse vetëm këtë lloj arti – Muze i Arteve të Bukura. Vështirë të kuptosh arsyet që motivojnë Ministrinë e Kulturës për këtë propozim. Personalisht, nuk kam dëshirë të spekuloj rreth tyre.
Për analogji; mendoni për një moment sikur dikush të çmendej sot në Departamentin e Kulturës në Berlin dhe artin e periudhës naziste ta quante “Arte të Bukura”, ndërsa godinën ku mbahen mbyllur veprat e propagandës, Muze të Arteve të Bukura. Të nderuar hartues të ndryshimeve në projektligjin “Për Artin dhe Kulturën”, me përulësi dëshiroj t’ju sqaroj se: pikturat që paraqesin Adolf Hitlerin si kalorës mesjetar në dyluftim me historinë, apo Benito Mussolinin me llërat përveshur që korr grurin dhe mbjell pemë, apo Josef Stalinin me kostum ushtarak rrethuar me pionierë me buqeta trëndafilash të kuq në duar, apo Nikolai Çausheskun veshur si gjahtar që vret arinjtë e tërbuar, apo Shokun Enver që shpall “Republikën e re” rrethuar me çingije me dajre dhe lodra në duar, apo së fundmi edhe portretet e Kim Jong-ut me raketat e tij të dashura në sfond – nuk janë dhe nuk quhen arte të bukura, por thjesht art i regjimeve totalitare.
Vendet e qytetëruara me vetëdije shoqërore, që me përgjegjësi dhe pendesë janë ballafaquar me të shkuarat e tyre historike, e shfaqin këtë lloj arti në muze të veçantë për realizmin socialist ose për artin totalitarist, me qëllim kryesor informimin dhe edukimin e shoqërisë për deformimet e rënda që shkakton arti, te njerëzit dhe shoqëria kur përdoret për qëllime ideologjike, apo total politike. Në Shqipëri, me pak përjashtime, është lëvruar vetëm arti i realizmit socialist dhe nuk ka ekzistuar gjë tjetër veç këtij arti, ndaj nuk duhet të kemi asnjë kompleks për të pranuar këtë fakt.
Propozimin për të ndryshuar emrin nga Galeri Kombëtare e Arteve (duke njohur përmbajtjen ideore të koleksionit që ajo ka) në Muze të Arteve të Bukura e konsideroj të pajustifikueshëm. Përpjekje false dhe një tentative për manipulim historik që me shumë gjasë shkaktohet nga moskuptimi ose keqkuptimi i periudhave historike dhe koncepteve bazë të artit. Galeria Kombëtare e Arteve është muze, në statut dhe në mision dhe nuk e ka aspak të nevojshme ndërrimin e emrit. Ndaj kurseni veten nga këto punë të kota dhe na i kurseni edhe ne përrallat me muza dhe me Artet e Bukura.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38