Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Projektligji i qeverisë, kjo është formula se si do të privatizohen klubet sportive në Shqipëri
“Të gjithë klubet sportive në pronësi të organeve të qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët nuk janë të organizuar ende në formën e një shoqërie aksionare (sh.a.), brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të shndërrohen në shoqëri aksionare (sh.a.) në përputhje me ligjin nr. 7926/1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar”. Përcaktimi si i tillë vjen në një projektligj i hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Risnisë dhe është në fazën e konsultimit.
Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë formën dhe formulën e privatizimit të klubeve sportive, në pronësi të organeve të qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
Sipas projektligjit, organi shtetëror që ka në përgjegjësi administrimi ose në pronësi klubin sportiv dhe/ose që ka në pronësi pronat, asetet, titujt, markat tregtare dhe emrin e mirë të klubit sportiv, vendos si kontribut në natyrë në kapitalin themeltar të shoqërisë aksionare që do të krijohet, të gjithë pronat dhe asetet e klubit sportiv. Vlera e këtyre pasurive do të llogaritet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Sipas projektligjit vendimi për privatizimin e klubit sportiv merret nga:
Ministria përgjegjëse për ekonominë, nëse organi që ushtron të drejtat e pronarit të klubit sportiv është një institucion shtetëror qendror, pas miratimit nga organi shtetëror që ka në përgjegjësi administrimi ose në pronësi klubin sportiv;
Organi që ushtron të drejtat e pronarit të klubit sportiv, sipas ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nëse organi që ushtron të drejtat e pronarit të klubit sportiv është një njësi e vetëqeverisjes vendore.
Privatizimi i klubeve sportive realizohet nëpërmjet transferimit te subjektet e interesuar të aksioneve të zotëruara nga organet e pushtetit qendror dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore në këto klube sportive, sipas formulës së privatizimit të parashikuar në këtë ligj.
Nga 51 për qind deri në 100 për qind të aksioneve të kapitalit u ofrohen subjekteve të interesuar, të cilët mund të jenë shoqëri apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare.
Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërm transferohet nëpërmjet shitjes, me procedurë konkurruese. Sasia e aksioneve që privatizohet përcaktohet me vendim të organit shtetëror që ka në pronësi klubin sportiv apo të njësisë së vetëqeverisjes vendore që ka në pronësi klubin sportiv.
Subjekti që ka financuar ndër vite klubin sportiv dhe rezulton fitues në procedurën e privatizimit, përfiton zbritje nga çmimi final i privatizimit në masën e financimeve që nuk u janë njohur si shpenzime të zbritshme për efekt të tatimeve të paguara, sipas kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kriteret e vlerësimit të aksioneve që do të privatizohen, të përzgjedhjes së subjekteve të interesuara, vlerësimit të ofertave, si dhe procedura e privatizimit përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave dhe bazohen në këta elementë :
- a) Deri në 90 për qind e pikëve të kritereve të vlerësimit për shpalljen fitues, i caktohen:
investimit të subjektit të interesuar në klubin sportiv ose kontributit të drejtpërdrejtë në klubin sportiv nëpërmjet financimit të parave cash;
Eksperiencës së mëparshme në financime, përfshirje apo administrim të klubeve sportive;
iii. Kritere të tjera.
- b) Deri në 10 për qind të pikëve të kritereve të vlerësimit për shpalljen fitues, i caktohen çmimit të ofruar për aksion.Objektet sportive, nuk ndryshon destinacioni
Destinacioni i objekteve sportive, në kuptim të ligjit nr. 79/2017, datë 27.04.2017 “Për sportin”, të cilat janë në pronësi të klubeve sportive, nuk mund të ndryshohet pavarësisht privatizimit, për të paktën 99 vjet.
Për efekt të pikës 1 më sipër, kontrata për shitjen e aksioneve duhet të përmbajë:
- a) detyrimin që subjekti i interesuar të mos ndryshojë destinacionin e objekteve sportive;
- b) detyrimin e palëve për të regjistruar në regjistrat e zyrës vendore të pasurive të paluajtshme këtë kufizim të së drejtës së pronësisë;
- c) parashikimin së në rast tjetërsimi të objektit sportiv, pronari i ri mbart të njëjtin kufizim të së drejtës së pronësisë.
Në rastin kur subjekti i interesuar do të shembë dhe do të rindërtojë nga fillimi një objekt sportiv në pronësi të klubit sportiv të privatizuar, mbi objektin e ri sportiv të ndërtuar do të aplikohen të njëjtat ndalesa për mos ndryshimin e destinacionit, sipas pikës 2 të këtij neni.
Destinacioni i objekteve sportive të cilat janë në pronësi të klubeve sportive, nuk mund të ndryshohet as në rast falimenti.
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e akteve nënligjore në zbatim të pikave 2 dhe 3 të nenit 3, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. (Monitor)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38