Flash News

KRYESORE

Projektligji i Tahirit për qentë u la në heshtje, deputetja socialiste kërkon ta "vulosë" pa e kuptuar

Projektligji i Tahirit për qentë u la në heshtje, deputetja

Ish-deputeti socialist Saimir Tahiri, në shtator të 2016, kur ishte me detyrë ende ministër i Brendshëm, dorëzoi në Kuvend nismën e tij për mbrojtjen e kafshëve.

Por edhe një vit më pas, më 11 tetor 2017 kur Tahiri mbante vetëm mandatin e deputetit, ndonëse akuzohej për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike, risolli sërish në parlament ligjin “jo dhunë ndaj kafshëve”.

Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohen gjoba deri në 1.000.000 lekë dhe për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve nga 2 vjet deri në 3 vjet burg.

Dy vite pasi ky projektligj qëndroi në heshtje, deputetja socialiste Ermonela Felaj ka ngritur shqetësimin për lënien në heshte të projektligjit të ish kolegut të saj.

“Vijon të jetë në kalendar iniciativa për ndryshimin e Kodit Penal, e Saimir Tahirit, por kuptohet që nuk mund të vazhdojë më për sa kohë kolegu ka lënë mandatin. Unë gjykoj se ditët e fundit ka pasur shumë shqetësime për shkak se janë sulmuar njerëz dhe fëmijë. Unë besoj se iniciativën që ka paraqitur Saimiri mund ta rimarrë dikush nga ne dhe ta kalojmë, se nuk ka arsye që ta mbajmë në kalendar javë pas jave”,- u shpreh Ermonela Felaj, shkruan Balkanëeb.

Mirëpo, siç duket vetë deputetja nuk e ka kuptuar mirë projektligjin e Tahirit. Sikurse shkruhet në nene, Tahiri ka kërkuar të mbrojë kafshët nga keqtrajtimi i njerëzve, ndërsa Felaj flet për njerëzit që kafshohen nga kafshët.

Të fundit