Flash News

KRYESORE

Projektligji për faljen e TVSH-së, Tabaku nxjerr fakte: Rama punon për jahtet, çfarë ka thënë më herët

Projektligji për faljen e TVSH-së, Tabaku nxjerr fakte: Rama punon

Ish-deputetja dekomrate Jorida Tabaku, në një postim në Facebook shkruan se qeveria e Edi Ramës punon kundër qytetarëve.

Tabaku publikon një video, ku shfaqet një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, i cili cili thotë “shitini jahtet dhe paguani dritat, ose shitni vilën e tretë a të katërt”.

Tabaku nënvizon se kjo ishte propagandë, pasi pak ditë më vonë ai dërgoi në Parlament një projektigj për të përjsahtuar nga TVSH importin e jahteve, ndërsa nuk i fal TVSH për bizneset në vështirësi.

“Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë”, shkruan Tabaku.

Të fundit