Flash News

KRYESORE

Projektligji për të dënuarit politikë konsiderohet si provokim nga shumica

Projektligji për të dënuarit politikë konsiderohet si

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Artur Roshi ka depozituar në parlamentin shqiptar një projektligj ku propozohet që të përfshihen në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist, edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste.

Kjo do të thotë që të zgjerohet periudha e dëmshpërblimit që është nga 1944 deri me 1991, në 1941 deri në 1991". Roshi argumenton se shkaku u humbjes së jetës gjatë luftës është i njëjtë; kundërshtia e komunizmit.

Por deputetit i PS-së, Spartak Braho, e konsideron si provokim këtë propozim të ardhur nga Balli Kombëtar.

“Roshi është një mbeturinë e kolaboracionistëve ballisto-fashiste që provokon me këtë nismë popullin shqiptar. Kjo shumicë nuk mund ta votojë këtë projekt, dëshirë të z.Roshi që kërkon të dëmshpërblejë të pa shpërblyeshmit e mundur në luften e dytë botërore që bashkëpunuan me nazifashizmin”, tha Braho për Report TV.

Të fundit