Flash News

KRYESORE

Projektligji që ndalon lajmet e rreme në Rusi është gati, pritet të firmoset nga Putin

Projektligji që ndalon lajmet e rreme në Rusi është gati,

Projektligji që iu mundëson autoriteteve ruse për të bllokuar faqet e internetit dhe për t'i ndëshkuar për “lajme të rreme” apo për materiale që dëmtojnë shtetin apo publikun, është dërguar në zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin për t’u firmosur.

Ky projektligj, që është konsideruar si kufizues i lirisë së shprehjes, është miratuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit me 149 vota pro, më 13 shkurt.

Kritikët besojnë se legjislacioni, të cilin Putini pritet ta nënshkruajë, është pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të rritur kontrollin në internet dhe për të shtypur kundërshtarët.

Këshilli Presidencial Rus për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje Dhomës së Lartë të parlamentit të kthejë mbrapsht projektligjin dhe të mos firmoset.

 

Të fundit