Flash News

KRYESORE

Projektligji/ Shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Projektligji/ Shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të punojnë

Shtetasit e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë që të punojnë në Shqipëri pa një leje pune. Qeveria shqiptare miratoi një projektligj, i cili i ka kaluar për miratim parlamentit, në bazë të të cilit shtetasit nga Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më nevojë për leje punë për t’u punësuar në Shqipëri.

Përveç kësaj, Shqipëria do të hapet edhe për punëtorët e të gjitha vendeve të tjera të botës, në rastin e fatkeqësive natyrore. Referuar projektligjit të miratuar në qeveri, leja e punës hiqet për çdo të huaj, që do të punësohet në sektorë të ndryshëm për rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore.

Menjëherë pas miratimit të ligjit në parlament, kompanitë shqiptare që do të punojnë në ndërtimin e banesave apo infrastrukturës publike të dëmtuar nga tërmeti mund të punësojnë punëtorë nga çdo vend i botës, pa pasur nevojë për leje pune.

Ndërsa nga njëra anë Shqipëria po vuan largimin e forcës punëtore, kompanitë shqiptare kanë kërkuar që të thjeshtëzohen procedurat për të punësuar punëtorë nga vendet e tjera.  Nga ana tjetër, ky ligj i ri mund të ketë pasoja te punonjësit shqiptarë, pasi si pasojë e rritjes së ofertës, mund të sjellë uljen e rrogave.

Të fundit