Flash News

KRYESORE

Prokurorët e rretheve zhvendosen përkohësisht në Tiranë, vendimin e firmosin veçmas

Prokurorët e rretheve zhvendosen përkohësisht në

Edhe KLP i ka marrë vendimet duke respektuar masat e imponuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Disa lëvizje kanë ndodhur në prokuroritë e rretheve, ku disa prej tyre janë zhvendosur përkohësisht në Tiranë.

Njoftohet se Abaz Muça që është aktualisht drejtues i Prokurorisë Mat është vendosur Prokuror i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Porkurori i prokurorisë së Dibrës Rifat Kojku është zhvendosur Prokuror i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Anton Martini që është aktualisht prokuror në Prorkurorinë e Shkodrës është vendosur Prokurori i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Donika Prela e prokurorisë së Durrësit është vendosur Prokurore e Përkohshme në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se anëtarët kanë firmosur vecmas vendimin.

Më herët KLP njoftoi se vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambjentet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me praninë e vëzhguesëve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias si masë parandaluese për koronavirusin.

 

Të fundit